PËRMET – Policia ka arrestuar dy vëllezër në Këlcyrë për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë. Të arrestuarit janë Selim Kanani 23 vjeç dhe F. Kanani 16 vjeç. Gjithashtu në gjendje të lirë po ndiqet babai i tyre, Ylli Kanani, 48 vjeç.
Arrestimi i dy vëllezërve është bërë pasi sot në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Këlcyrës, kanë kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike ndaj oficerëve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Përmet dhe me veprimet e tyre nuk kanë lejuar oficerët e Patrullës së Përgjithshme të bëjnë shoqërimin e shtetasit F. K. i cili ka goditur me grushte dhe sende të forta oficerin e Patrullës së Përgjithshme.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com