PËRMET - Policia e Përmetit ka ndërmarrë një operacion për parandalimin e vjedhjeve të pusetave metalike në akset rrugore dhe në brendësi të qyteteve.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga efektivat e komisariatit të këtij qyteti rreth orës 05:00 të mëngjesit në aksin rrugor Përmet -Këlcyrë, u bë arrestimi në flagrancë i K.Dura dhe O.Halili, të dy nga Tepelena.

Sipas policisë dy të arrestuarve u janë sekuestruar 74 copë zgara metalike te kanaleve kulluese të akseve rrugore nacionale Tepelenë - Gjirokastër Përmet. Zgarat janë gjetur në bagazhi dhe sediljet e pasme të automjetit tip “Benz" me targa AA396CV.

Duma dhe Halili do përballen me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)