PERMET - Një plagosje me thikë dhe sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Përmet, pas një konflikti mes dy të rinjsh, ndërkohë ditën e sotme policia ka bërë të mundur arrestimin e një prej personave të dyshuar në krim.
Mësohet se i plagosur ka mbetur Edmond Mamushi, i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës, ndërsa në pranga të policisë ka rënë Artan Hoxha, 50 vjeç.
Sipas policisë xhaxha e nip kanë plagosur për motive të dobëta Mamushin, ndërsa policia ka shpallur në kërkim nipin e 50 vjeçarit, shtetasin J.Hoxha.
Materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa vazhdon kërkimi për kapjen e autorit tjetër J.Hoxha.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com