Përmirësimi i cilësisë së ajrit në Tiranë, Veliaj: Falë nismave të gjelbra dhe trefishimit të biçikletave! Ta përdorim më pak makinën

Përmirësimi i cilësisë së ajrit në Tiranë, Veliaj: Falë nismave të gjelbra dhe trefishimit të biçikletave! Ta përdorim më pak makinën

Erion Veliaj

Gjatë prezantimit të flotës së autobusëve elektrikë në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj solli si shembull aplikacionin e njohur “Il Meteo”, për të ilustruar se përmirësimi i cilësisë së ajrit ka ardhur falë nismave të gjelbra, ulja e përdorimit të makinës, rritjes së përdorimit të biçikletës, që është trefishuar vitet e fundit, apo futja e mjeteve elektrike.

“Kam hapur aplikacionin ‘Il Meteo’, që thotë: cilësia e ajrit në Tiranë “mirë” dhe “shumë mirë”. Ende s’jemi super. Hapni të njëjtin aplikacion, ose një aplikacion të ngjashëm, dhe shikoni një qytet tjetër - Podgoricën, Sarajevën, Beogradin ose Shkupin, - janë si dita me natën me Tiranën. Në qoftë se më përpara tabela e cilësisë së ajrit ishte e kuqe, sot është e gjitha e gjelbër. Por, unë besoj se kjo aleancë që kemi krijuar sot, është për të shkuar nga mirë dhe shumë mirë, në shkëlqyeshëm. Besoj fort se vetëm duke u bazuar te shkenca, te faktet dhe te kjo aleancë, mund ta çojmë më përpara këtë ambicie që kemi për qytetin e Tiranës, ku në fakt është dhe gjysma e ekonomisë së Shqipërisë dhe popullsisë së vendit,” u shpreh Veliaj. 

Për të arritur në këtë nivel të ajrit në Tiranë, Veliaj tha se duhet hequr dorë nga përdorimi i makinës për distanca të shkurtra dhe të panevojshme. 

“Sipas statistikave, sot në Tiranë kemi rreth 200 mijë makina. Janë të njëjtat akse që kemi prej 102 vitesh në Tiranë. Pyetja është: A po i përdorim siç duhet? Matjet tona tregojnë se 50% e lëvizjeve të automjeteve në Tiranë janë për distanca më pak se 1 km. Një pjesë e madhe e përdorin makinën për të blerë bukë ose për të shkuar në kafe. E kuptoj se me modernizimin e qytetit rritet standardi i jetesës, por më thelbësore është pyetja për çfarë i ndërtojmë qytetet, për njerëzit apo për makinat?”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Tiranës i shtohet autobusët elektrikë, Veliaj: Objektivi ynë, deri në vitin 2030 Tirana me flotë autobusësh 100% elektrike! 3 linja urbanësh me korsi të dedikuar


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutimi i modeles në Ekuador, zbulohet postimi fatal që e ‘tradhëtoi’ në Instagram

Ekzekutimi i modeles në Ekuador, zbulohet postimi fatal që e ‘tradhëtoi’ në Instagram