Tiranës i shtohet autobusët elektrikë, Veliaj: Objektivi ynë, deri në vitin 2030 Tirana me flotë autobusësh 100% elektrike! 3 linja urbanësh me korsi të dedikuar

Transporti publik urban në Tiranë do të pësojë disa ndryshime pozitive në shërbim të qytetarëve, por edhe në përmirësimin e qarkullimit në qytet. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me ekspertët dhe agjencinë gjermane të GIZ-it, po studion planin për të kthyer tre linja ekzistuese me korsi të dedikuara për autobusët, me qëllim lëvizjen më shpejt të qytetarëve. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj në prezantimin e flotës së gjelbër të autobusëve, në një aktivitet ku morën pjesë edhe ekspertët gjermanë të GIZ-it, që po asistojnë Bashkinë e Tiranës në përmirësimin e shërbimit të transportit.

“Për ta bërë edhe më të pëlqyeshëm dhe frekuentueshëm përdorimin e autobusit, bashkë me ekspertët e GIZ-it po hartojmë një plan për të kthyer tre linja të Tiranës – linjën Kinostudio-Kombinat, linjën e Unazës dhe linjën e Tiranës së Re - në atë që quhet ‘Bus Rapid Transit’: pra, linja me korsi të dedikuar, të ngjashme me ato që mund të keni parë në Stamboll, që funksionojnë si tram ose metro, por në këtë rast janë autobusë. Ka shumë njerëz që thonë pse nuk e bëjmë dot një tram ose metro në Tiranë. Së pari, sepse nuk gënjejnë për fushatë dhe pastaj nuk e bëjmë tramin. Së dyti, është llogari. Shumë prej vendeve të Ballkanit, siç mund të jenë Bullgaria apo Rumania, e përballojnë metronë vetëm falë subvencioneve sepse janë anëtare të BE-së”, tha Veliaj.

Në prezantimin e flotës së gjelbër të autobusëve elektrikë, që shënon një hap të rëndësishëm për modernizimin e transportit publik, Veliaj u shpreh sot se objektivi i Bashkisë së Tiranës është që në vitin 2030, 100% e flotës së autobusëve të jetë elektrike. Përveç transportit urban, tha Veliaj, sot kemi mbi 15 kompani të taksive elektrike në Tiranë, të cilat përbëjnë 50% të flotës së totalit të taksive që qarkullojnë në kryeqytet.   

“Plani ynë është që brenda 2030-ës, flotën e autobusëve ta kemi 100% elektrike. Të njëjtën gjë po bëjmë dhe me mjetet që përdorin institucionet e Bashkisë së Tiranës. Kemi filluar me Policinë e Shtetit, jam i sigurt se edhe qeveria do të investojë që çdo blerje e ardhshme e mjeteve të jenë mjete elektrike. Sot Tirana është një nga kryeqytetet me më shumë taksi elektrike në rajon. E gjithë flota e mjeteve të Policisë Bashkiake është elektrike. Nëse vazhdojmë me këtë rritje dhe me përgjigjen pozitive të tregut, me uljen e TVSH-së për mjetet elektrike dhe akses të menjëhershëm në transport me taksi, besoj se nuk do të jetë e largët dita kur Tirana të jetë realisht qyteti ku udhëtohet vetëm me transport elektrik”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se aktualisht bileta e transportit publik është më e ulëta në rajon, ndërsa siguroi se qeveria dhe bashkia do të vijojnë mbështetjen për operatorët për të mos ndryshuar çmimin.

“Në Tiranë, çmimi i biletës është 40 lek, në Kosovë 50 cent euro. Prishtina ka shumë më pak linja autobusësh, kurse Tirana ka 15 linja vetëm urbane. Pra, kush del dhe proteston për çmimin e autobusit, qartazi sa ka zbritur nga makina e tij, se po të kishte qenë në autobus, do ta dinte se është e pavërtetë. Faktet i kemi njësoj, por opinionet mund t’i kemi ndryshe. Ajo që ndodhi është se bëmë dy ndërhyje për operatorët e transportit publik, si nga qeveria, ashtu edhe nga bashkia. Bashkia e Tiranës ndërhyri përpara krizës së naftës, duke subvencionuar operatorët, por ndërkohë qeveria bëri një ofertë edhe më të mirë për subvencionimin e naftës në momentin që u pa se duhet rikuperuar kostoja e lartë e operimit të këtij transporti. Sot, bileta është jo vetëm më e lira në të gjithë rajonin, por jemi në një situatë kur kush merr abone 16 mijë lekë të vjetra, praktikisht e ka biletën 10 cent. Për studentët çmimi është edhe më i ulët”, sqaroi Veliaj.

Eksperti i GIZ-it, Christian Mettke, u shpreh se ndihet krenar me rezultatet e arritura në Tiranë me përmirësimin e shërbimit të transportit publik.

“Në Tiranë përdoren rreth 200 mijë makina e kjo do të thotë se duhet të bëjmë më shumë sa i përket transportit publik. Po punojmë shumë dhe jam i lumtur që ka rezultat. Kemi një flotë të re autobusësh elektrikë, që synojmë ta zgjerojmë. Kjo ka sjellë një ndikim të dukshëm ekonomik dhe mendoni se sa do të ndikojë edhe në të ardhmen”, tha ai.

Eksperti gjerman theksoi se përmirësim të dukshëm në transportin publik në Tiranë kanë pësuar edhe informacionet lidhur me stacionet e autobusëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Përmirësimi i cilësisë së ajrit në Tiranë, Veliaj: Falë nismave të gjelbra dhe trefishimit të biçikletave! Ta përdorim më pak makinën

Gjatë prezantimit të flotës së autobusëve elektrikë në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj solli si shembull aplikacionin e njohur “Il Meteo”, për të ilustruar se përmirësimi i cilësisë së ajrit ka ardhur falë nismave të gjelbra, ulja e përdorimit të makinës, rritjes së përdorimit të biçikletës, që është trefishuar vitet e fundit, apo futja e mjeteve elektrike.

“Kam hapur aplikacionin ‘Il Meteo’, që thotë: cilësia e ajrit në Tiranë “mirë” dhe “shumë mirë”. Ende s’jemi super. Hapni të njëjtin aplikacion, ose një aplikacion të ngjashëm, dhe shikoni një qytet tjetër - Podgoricën, Sarajevën, Beogradin ose Shkupin, - janë si dita me natën me Tiranën. Në qoftë se më përpara tabela e cilësisë së ajrit ishte e kuqe, sot është e gjitha e gjelbër. Por, unë besoj se kjo aleancë që kemi krijuar sot, është për të shkuar nga mirë dhe shumë mirë, në shkëlqyeshëm. Besoj fort se vetëm duke u bazuar te shkenca, te faktet dhe te kjo aleancë, mund ta çojmë më përpara këtë ambicie që kemi për qytetin e Tiranës, ku në fakt është dhe gjysma e ekonomisë së Shqipërisë dhe popullsisë së vendit,” u shpreh Veliaj. 

Për të arritur në këtë nivel të ajrit në Tiranë, Veliaj tha se duhet hequr dorë nga përdorimi i makinës për distanca të shkurtra dhe të panevojshme. 

“Sipas statistikave, sot në Tiranë kemi rreth 200 mijë makina. Janë të njëjtat akse që kemi prej 102 vitesh në Tiranë. Pyetja është: A po i përdorim siç duhet? Matjet tona tregojnë se 50% e lëvizjeve të automjeteve në Tiranë janë për distanca më pak se 1 km. Një pjesë e madhe e përdorin makinën për të blerë bukë ose për të shkuar në kafe. E kuptoj se me modernizimin e qytetit rritet standardi i jetesës, por më thelbësore është pyetja për çfarë i ndërtojmë qytetet, për njerëzit apo për makinat?”, tha Veliaj.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arbeni: 21/04/2022 00:56

    BRAVO ERION PER AUTOBUZET,,,,POR NUK KE BERE ASNJE LULISHTE,,APO FUSHA FUTBOLLI,,,,,ATO QE ISHIN I ZUTE ,,,PO I ZE ME PALLATE,,KA QENE LULISHTJA TEK ISH--EKSPOZITA,FUSHAT E SPORTIT MBRAPA SHKOLLES 11 JANARI I ZUTE ME PALLATE,,,,TIRANA NUK KA STACION TRENI,,,,KJO ESHTE E TURPSHME,,KRYEQYTET PA TREN NDERQYTETAS...KJO NDODH SEPSE I VIDHNI PARATE ,,,SIC QE RASTI I INCENERATOREVE......////

    Përgjigju
  • Paradoksi: 20/04/2022 20:09

    Lali Demagogu,Pinoku Populist, një Pemë=një Pallat grattacielo!!! Bëj vërtetë korsi të dedikuar për Autobusë,jo bla bla!

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 20/04/2022 19:05

    Bardh Spahine do ta shohim neqoftese fiton zgjedhjet e ardhshme per njesite vendore.

    Përgjigju
  • redi: 20/04/2022 17:43

    Fuquzimi i autobuzeve elektrik eshte hap cilesor per linjat urbane ne Tirane .Eshte gabim perdorimi i fjales transport publik ,kur Tirana ka autobuz te kompanive private dhe jo shtetetire,kur pjesa nw e nadhe e shteteve te BE i ka linjat urbane shteterore.Ushte premtim i Veliajt qe linja Kombinat -Kinostudio do adminisyrohej nga bashkia ,po tani cfar ndodh ? Apo futja kot !

    Përgjigju
  • Drini: 20/04/2022 12:40

    Kryetari i Bashkse Tirane ja di kuptimin fjales flote ? Mashtrues ordiner !

    Përgjigju
  • Genci: 20/04/2022 12:16

    Ska leke thote ky, kushton linja e metrose dhe e tramit. Kjo do te thote qe veprat strategjike behen vetem kur duan keta, pra kete radhe ska buxhet bashkia e qeveria. Po kontratat e koncesioneve ?! Ju lumte qe gjeni kete popull budalla dhe ju voton juve

    Përgjigju
  • Shkodran: 20/04/2022 12:06

    Bravo Tirana!! He mer Barll Spahija pse nuk ja ban edhe ti Shkodres autobusat elektrik, meqe e don fort?!!

    Përgjigju
    • Gradishta: 20/04/2022 18:57

      Sa për këtë Bardh Spahinë ky e shumta po bëri ndonjë punë do bëjë ndonjë punë si punët që bënte Ali Spahia në spitalin e grave e dinë shkodranët këtë punë,megjithse sdoli keq ,pasi atë punën pd-ja ja vlerësoi,luftë për demokraci dhe i dha statusin e të dënuarit politik,ndërsa ky të bëjë qefin se statusin e ka trashëgimi nga baba Alia.

    • Albi: 20/04/2022 14:18

      Bardhi s'eshte ulur akoma ne karrige, mos bej muhabete kot...

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Sahati i vjetër i Shkodrës vihet në punë pas 3 dekadash

FOTOLAJM/ Sahati i vjetër i Shkodrës vihet në punë pas 3 dekadash