Përmirësohet shëndeti i Tinka Kurtit
TKOB: Do jetë te opera "Carmen"

Përmirësohet shëndeti i Tinka Kurtit<br />TKOB: Do jetë te opera
">
Gjendja shëndetësore e Tinka Kurtit që u shtrua ditën e martë me urgjencë në spital po përmirësohet. Burime nga spitali njoftojnë se mbrëmë aktorja është ndjerë më mirë, ndërsa është në mbikëqyrjen e mjekëve për kurimin e një infeksioni pulmonar.  

Aktorja ndërpreu provat për operën “Carmen”, për shkak të shtrimit në spital. Burime nga Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë njoftojnë se stafi i “Carmen” ka vizituar aktoren dhe ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë me ta. Aktorja Tinka Kurt i ka siguruar për përmirësimin e shëndetit të saj duke u shprehur se “gjendja ime nuk është shumë alarmante”. 

Tinka Kurti do të jetë pjesë e “Carmen” në premierën e 30 janarit, pavarësisht mungesës së saj në prova”, pohojnë burimet nga TKOB. Ajo që e lehtëson pjesëmarrjen e aktores në këtë premierë është se ajo ka një rol imazhor që bëhet me regjistrim.

Këtë rol e ka krijuar vetë regjisori i “Carmen” Gëzim Myshketa në nder të Tinka Kurtit”, pohojnë burimet nga TKOB. Edhe artistët e TKOB ndihen të nderuar që kanë pjesë të stafit aktoren e madhe të skenës e ekranit. fleminderit për kënaqësinë që na dhatë të punojmë me të", është shprehur në statusin e tij në Facebook tenori Sidrit Bejleri. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur