KOSOVA- Në Kosovë situata epidemiologjike është përmirësuar, pasi gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 181 persona dhe kanë humbur jetën 8.
Numri i rasteve pozitive me koronavirus kanë pësuar një ulje në raport me ditën e djeshme pasi janë shënuar 215, ndërkohë që numri i viktimave është dyfishuar pasi dje ishin 4.
Numri i pacientëve të shëruar gjatë 24 orët e fundit ka qenë shumë më i lartë se ai i infektimeve në vend, plotë 407.
Sipas ISHK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime.
Numri total i infektimeve në Kosovë ka arritur 50.801, ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 është 1.317 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Qeveria kosovare në kuadër të festave të fundvitit të cilat rrisin rrezikun e infektimeve ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, me qëllim shmangien e një vale të tretë të COVID-19. Ndërkohë që vaksinat për koronavirusin pritet te vijnë në pranverë të 2021.
Sipas një deklarate të kryeministrit te vendit Avdullah Hoti, Kosova është një ndër 3-4 shtetet të cilat po përballen më mirë me pandeminë, kjo sipas universitetit “John Hopkins”.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32