Deputetja e PD, Lajla Pernaska tha për gazetën "Shqiptarja.com" se qeveria ka nevojë për rifreskim, pasi PD ka kapacitetet e duhura për të qeverisur me figura të reja deri në sfidën elektorale të vitit 2013. Pernaska ka folur dhe për kandidaturat për President, për partinë e re të Topit dhe koalicionin me LSI.
Është diskutuar shumë për kandidaturat potenciale për të qënë në garë për President. Në tregun politik janë hedhur emra të tillë nga mazhoranca, si Topalli, Bode dhe Beja. Komenti juaj?
Unë mendoj se është herët për të folur për emra konkretë kandidatësh për postin e lartëtë kreut të shtetit. Për më tepër që nuk është dhe koha e përshtatshme tani për të hamendësuar për kandidatët për President. Por, në momentin kur të bëhen publikë, pra në kohën e duhur kur të afrohet gara presidenciale, dhe unë do të jap mendimin tim për kandidaturat për kreun e shtetit.
Kur ka mbetur pak më shumë se një vit nga përfundimi i mandatit të dytë qeverisës dhe hyrjes në garën elektorale për zgjedhjet e vitit 2013, mendoni se ka nevojë për ndryshime në qeveri?
Për mendimin tim është gjithmonë e domosdoshme që të ketë rifreskime në
qeveri. Pra të ketë rifreskime dhe ndryshime në kapacitetet qeverisëse me figura të reja. Pasi në grupin parlamentar të PD ka dhe kapacitete të tjera qeverisëse që mund të kontribuojnë dukshëm dhe të performojnë në mënyrë të shkëlqyer për realizimin e objektivave qeverisëse të
kësaj mazhorance.
PD është në koalicion qeverisës në mandatin e dytë me LSI, një parti e majtë. Mendoni se kjo parti më shumë i ka shërbyer se sa i ka marrë këtij koalicioni?
Mendoj se kontributi i LSI në qeverisjen e vendit ka qënë real dhe në shërbim të realizimit të objektivave madhorë mbi të cilat u piketua ky koalicion. Aleanca mes PD dhe LSI, por dhe aleatëve të tjerë ka funksionuar jashtëzakonisht mirë dhe funksionimi efikas dha rezultatin në zgjedhjet vendore të 8 majit të vitit të kaluar. Ku koalicioni qeverisës arriti një rezultat vërtetë domethënës në rang vendi, mbi 140 mijë vota më shumë se sa koalicioni i i opozitës. Unë jam shumë e bindur se një koalicion i tillë mes PD dhe LSI, bazuar në rezultatet qeverisëse dhe ato elektorale do të vijojë duke shënuar fitore në sfidën e ardhshme elektorale në vitin e ardhshëm.
Në skenën politike tashmë pritet të dalë dhe një parti e re, me shumë gjasa nga trupi i PD dhe e drejtuar nga presidenti aktual Bamir Topi. Ekziston mundësia e një lëvizjeje të deputetëve të djathtë dhe më konkretisht dhe nga ana juaj, në drejtim të saj?
Unë jam deputete e PD, jam pjesë aktive e grupit parlamentar të kësaj partie, dhe nuk kam ndërmend të lëviz në drejtim të asnjë partie tjetër politike. Në rastin konkret, mund të them se në asnjë mënyrë nuk lëviz në drejtim të kësaj partie të re që thuhet se do drejtohet nga presidenti actual Topi. As që diskutohet.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com