TIRANË-Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka përndjekur ish- bashkëshorten e tij në çdo vend që ajo shkonte.
Burime zyrtare bëjnë me dije se i janë vënë prangat 54-vjeçarit të identifikuar si XH.M. Sipas dëshmisë së ish- bashkëshortes së tij në Komisariatin e Policisë nr. 5 në Kamëz edhe pse ishin ndarë ai vijonte ta përndiqte në mënyrë sistematike në punë, por edhe në banesë.
Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Përndjekja”.
Njoftimi i policisë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5,Kamëz u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasi H. M.,54 vjeç lindur në Domje dhe banues në Laprakë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike në qendrën e punës ku punon dhe ku jeton ish bashkëshorten e tij.