Nga të dhënat e fundit rezulton se 3 operatorët po punonin për të riparuar një defekt në nënstacionin “Shkodra 1”, por papritur një valë elektriciteti u ka shkaktuar atyre djegie në trup.
Fillimisht ata janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, por për shkak të situatës serioze janë nisur drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Ata janë identifikuar si shtetasit Erjon Hafizi, Agron Berisha dhe Afrim Halluni. Hafizi, 35 vjeç, rezulton në gjendje të rëndë, ndërsa kolegët e tij, përkatësisht 28 dhe 45 vjeç, janë jashtë rrezikut për jetën.
Më herët gjatë ditës, një elektricist humbi jetën në rrethana të ngjashme në fshatin Sheqishtë të Fierit. Teksa përpiqej të riparonte një defekt në një kabinë elektrike, shtetasi Sabri Vrimaga ra në kontakt me rrymën dhe gjeti vdekjen.
G.F. / Shqiptarja.com










