Përpjekja e fundit nga Korça për të rrëzuar qeverinë

Përpjekja e fundit nga Korça për të rrëzuar qeverinë

Lulzim Basha

Ilir Meta në pozicionin e Presidentit të Republikës, i ka shuar shanset për të dekretuar Gjeneral Sandër Lleshin si kreun e ri të Ministrisë së Brëndshme.

Edhe pse SHISH dhe SHIU e nxorrën të pastër Gjeneral Lleshin, duket se vendosmëria dhe ortakëria e zotit Meta me kryeopozitaristin  Basha, e përmbysën gjithë parashikimin e analistëve dhe politikanëve. Shkaku mungon, arsyetimi absurd.

Rezultati shokues për një shtet ligjor, që bazohet dhe funksionin mbi Kushtetutën dhe jo mbi “krushqirat nën rrogoz”. Qëllimi, të lenë sa të mundin vendin pa shtet, pa Ministrinë e Brëndshme, pa titullarin e strukturës kryesore që parandalon, zbulon dhe godit krimin në të gjitha llojet dhe variantet e tij.

Por, si për çudi në ditën kur Gjenerali  Lleshi nuk dekretohej si kreu i Ministrisë Brëndshme, kryeopozitaristi Basha kishte ikur larg Tiranës, drejt Bilishtit, ku kishte nisur një “tur sqarues” me banorët dhe fermerët e asaj zone.

Opozitaristi Basha, kishte mbledhur disa dhjetra “demokratë” dhe po u fliste për “votën e shitur, për votën e blerë, për largimet masive të shqiptarëve jashtë vendit, për krizën, krimin e korrupsionin”, duke harruar se gjithçka deklaronte para atyre njerëzve që historikisht kanë votuar majtas, ishte parafushatë e dështuar.

Ishte e tillë sepse kryeopozitaristi Basha nuk po u thoshte atyre fermerëve të Bilishtit dhe zonës së Devollit, se çfarë kontributi kishte dhënë dhe po jepte partia dhe koalicioni i tij në situatën në të cilën ndodhej vendi, çfarë ndihme dhe bashkëpunimi  institucional kishte dhënë dhe po jepte kjo opozitë, në reformimin e organeve të drejtësisë, e institucioneve ligjzbatuese të vendit, dhe zbatimin e detyrave të shtëpisë të lëna nga BE.

Kryeopozitaristi Basha, e kishte të fjetur mëndjen se Presidenti Republikës nuk do ta dekretonte Gjeneral Lleshin si kreun e ri të Ministrisë Brëndshme, dhe kjo duket se i jepte krahë atij, që pas dështimit të “revolucionit të shtatorit dhe tetorit” të merrte një tjetër vendimi, për ta nisur fushatën parazgjedhore pikërisht nga juglindja.

Madje i vetëm dhe pa asnjë prej pasanikëve të tij, kryeopozitaristi dukej se ishte në formë të mirë, tek u mbante fjalime devollinjve, duke u treguar atyre përralla nga e sotmja, por në fakt me temë nga e kaluara.

Kjo pasi kryeopozitaristi  nuk u thoshte atyre se “çfarë bëri partia e tij në 8 vjet qeverisje në Devoll me institucionet e pareformuara, me pronat e grabitura , me tokat e ndara nga ligji 7501, me investimet, me shkollat dhe spitalet, që në 2013 rezultonin të ishin si stalla.

Turi sqarues i kryeopozitaristit Basha, nisi nga Devolli, nga fshatrat e asaj zone që në 8 vitet e qeverisjes së tij u premtua shumë dhe u realizua fare pak.

Kryeopozitaristi u premtoi fermerëve në Devoll se “kjo qeveri ra, i ka ditët e numuruara, ndaj sapo të vijmë ne në pushtet, nuk do të ketë largime masive të shqiptarëve, nuk do të ketë hedhje në lumë të prodhimeve tuaja, nuk do të ketë më taksa të larta, nuk do të ketë më importe të mollëve dhe patateve nga jashtë, nuk do të ketë më krime dhe korrupsion, ja edhe largimi i ministrit të Brëndshëm ishte kontributi im, kush e shet dhe e ble votën ka shitur dhe ka blerë shpirtin” etj, etj.

Pra kryeopozitaristi  Basha, u foli devollinjve sikur ai nuk kishte qenë kurrë ministër në 8 vitet e qeverisjes së PD, u foli devollinjve sikur ata nuk e kanë parë me sytë e tyre se çfarë u bënte votave opozita e sotme në kohën kur ishte në pushtet, u fliste atyre sikur ata vinin nga Marsi.

Por gjithsesi furia e kryeopozitaristit Basha, për të nisur papritur parafushatën elektorale nga Bilishti, e kishte burimin tek përgjigja e Presidentit të Republikës, tek refuzimi i tij për të dekretuar kreun e ri të Ministrisë Brëndshme.

Mosdekretimi tregoi se aleanca me LSI qëndron akoma, mosdekretimi është për kryeopozitaristin, burim frymëzimi, burim shprese dhe force për ti gënjyer përkohosisht të vetët se “qeveria ra, Rama nuk ka më rrugëdalje, dhe do të kërkojë takim me mua”.

Plani i kryeopozitaristit për të rrëzuar qeverinë (në fakt Ramën) pas dështimit të revolucionit të shtatorit dhe tetorit, po mbyllet “suksesshëm” me mosdekretimin e LLeshit, dhe ëndrrën e Lulzimit për tu bërë  një ditë kryeministër./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 04/11/2018 22:02

    Lulushi ka per tu bere kryeminister kur te behet ky temi...

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 04/11/2018 21:48

    Po ce ky qenefka do rrezoje Qeverrine?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali