Përpjekjet e kota për ta mitizuar Berishën përballë Drejtësisë dhe partisë

Përpjekjet e kota për ta mitizuar Berishën përballë Drejtësisë dhe partisë

Ish kryeministri, Sali Berisha

Gjykata e Apelit duket se do t’i lërë sërish batall palët e demokratëve të përfshirë në gjyqin për vulën. Sot, më në fund Berisha dhe Alibeaj i kanë çuar njerëzit e tyre në sallë, që deri dje fshiheshin pas raporteve mjekësore e situatave të tjera që shpikin avokatët në Shqipëri. Duke shpresuar në një vendim përfundimtar dhe shterues, dhe duke qenë se po digjen afatet e regjistrimeve në zgjedhje, përfaqësuesit ligjorë të Berishës dhe Alibeajt shkuan në séancë me pretendime konkrete.

Por përtej asaj çfarë do të vendosë Apeli, ka patur dhe vijon të ketë një pretendim se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i bëjnë presion Drejtësisë përmes protestave të pagëzuara si revolucion. Sot madje i mbajtën njerëzit të karikuar në shesh deri në limitet e kohës dhe shumëkush e interpretoi se prej vendimit varej edhe rrjedha e protestës.

Në fakt Sali Berisha i ka bërë boll presione drejtësisë që kur mbretëronte si president, kur edhe Kryetari i Gjykatës së Kasacionit iu arratis nga frika e hakmarrjeve të dhunshme që praktikonin gazidedet në atë kohë. Sot është dita të buzëqeshim që ky njeri që ka marrë peng partinë e tij dhe që do të marrë peng të gjithë Shqipërinë, nuk ka më gjë në dorë. Këtë e garantojnë së pari ata që kanë hedhur milionat për drejtësinë e re, amerikanët, që sot qëndronin në sallën e gjyqit.

Gjykata e Apelit nuk ndodhet para asnjë dileme. Ka një përpjekje tjetër për ta paraqitur trupën gjykuese si në vështirësi para rastit faktik, se Berisha ka partinë dhe bazën. Po kur thirri Enkelejd Alibeaj apo Lulzim Basha foltore e mitingje dhe ne pamë se kush e ka partinë më të madhe? A e mbani mend si dolen kandidatët e Berishës dhe Metës në zgjedhjet e parakohëshme të 6 marsit përballë atyrë të Alibeajt? Rithemelimi ka dështuar në çdo aspekt.

Aq sa, jo vetëm që nuk arriti bashkimin e Grupit Parlamentar, por ua shpifi PD-në edhe Grida Dumës, Alfred Rushajt e Fatjon Veizajt që lanë mandatet. Sot problem nuk është më Sali Berisha, por miti i rremë i krijuar për të që ka rënë shumë më përpara grushtit të 6 dhjetorit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja