Përplas te vijat e bardha 55-vjeçaren teksa po shkonte në punë, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja! Policia po punon për kapjen e tij

Një 55-vjeçare është goditur duke kaluar në vijat e bardha nga një motor, që pasi e ka rrëzuar në rrugë është larguar nga vendngjarja. Aksidenti ka ndodhur në orën 06:30 t ë mëngjesit në lagjen "Çelepias" dhe gruaja e aksidentuar A. Tahiri mësohet se ishte duke shkuar në punë, në një nga fasoneritë e qytetit, kur është përplasur nga motorri.

Ajo është transportuar me plagë të shumta drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorit, që pas aksidentit e la gruan shtrirë në rrugë dhe u largua nga vendngjarja. Për identifikim e tij janë duke u marrë edhe kamerat e mundshme të sigurisë së bizneseve përreth zonës, të cilat mund të kenë filmuar kahun e lëvizjes së motorit pas aksidentit. 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie