Përplasën dhe tërhoqën zvarrë 25-vjeçarin që shpërndante pica! 20 ditë burg për drejtuesin e furgonit, lirohet shoferi i autobusit

Përplasën dhe tërhoqën zvarrë 25-vjeçarin që shpërndante pica! 20 ditë burg për drejtuesin e furgonit, lirohet shoferi i autobusit

Ramazan Bata

DURRES- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg me afat 20 ditë drejtuesi e furgonit Ferdinant Torozi që tërhoqi zvarrë 25-vjeçarin Ramazan Bata tek ura e Shkozetit. Ndërsa drejtuesi i autobusit Petrit Topalli është lënë nën masën e sigurisë 'detyrim paraqitje'.

Ramazan Bata shpërndarës picash, 25 vjeç gjeti vdekjen pasi u përplas nga autobusi dhe më pas u mor zvarrë për 50 metra nga furgoni që drejtohej nga Torozi.

Drejtuesi i autobusit ka rrëfyer se nuk e ka parë viktimën, por ka dëgjuar vetëm zhurmë në momentin e përplasjes.

Edhe drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, ku ka deklaruar se nuk e ka kuptuar kur mjeti që drejtohej prej tij ka tërhequr zvarrë një person dhe për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes.

Report TV siguroi edhe pamjet filmike ku trupi i 25-vjeçarit merret zvarrë për rreth 50 metra nga furgoni që i kalon nga sipër. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?