Përplasen dy automjete në Lezhë, dy të plagosur, njëri prej shoferëve në gjendje të rëndë, po transmetohet drejt Traumës

LEZHË- Dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas përplasjes së dy automjeteve në aksin Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së mërkurës në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë duke sjellë dëmtimin e plotë të dy mjeteve, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve që janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe pasi u intubua u dërgua me urgjence drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 

Policia dhe Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak për këtë aksident të rëndë ka qen dalja në superstradë e autostradë e mjetit tip ‘Ford,  e cila u godit në pjesën ndërmjet shoferit dhe pasagjerit nga autovetura që lëvizte në drejtimin Lezhë-Milot me shpejtësi.

Kryqëzimi i Shënkollit konsiderohet si një nga nyjet më problematike sa u takon aksidenteve. Në këtë pjesë të superstradës Lezhë – Milot degëzimi është problematik pasi drejtuesit e mjeteve që dalin nga rruga dytësore nuk kanë pamje të plotë të rrugës përshkak të mbrojtësve të urës si dhe ajo ka një dalje 90 gradë që e nxjerr makinën të ekspozuar ndaj mjeteve që lëvizin përgjatë superstradës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?