Përplasen dy makina në aksin Balldre-Lezhë, një nga mjetet përfundon jashtë rruge! Dy të plagosur

LEZHË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Balldre-Lezhë, ku dy makina janë përplasur pranë karburant ‘Emanueli’ në Balldre. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se një nga mjetet i ka prerë rrugën një makine, e cila ka përfunduar jashtë rruge në një tokë

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i makinës dhe një pasagjere, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës.

‘Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Lezhë - Balldren, janë përfshirë në një aksident automobilistik 2 automjete me drejtues shtetasit E.Gj dhe F.Gj. Për pasojë, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi E.Gj. si dhe pasagjerja E.Gj., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?



×

Lajmi i fundit

John

Pas 5 vitesh mungesë Adele ngjitet përsëri në skenë! Tregon emocionet e rikthimit