E dielë 'e zezë', 6 aksidente, humbin jetën 4 persona! Makina përplaset me minibusin në Elbasan, plagosen 7 qytetarë, ndërron jetë një tjetër

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme (3 janar) në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh. Një makinë tip 'Volkswagen' i ka ndërprerë rrugën një minibusi e për pasojë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 7 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë. Personi i cili humbi jetë është pasagjeri në makinën tip 'Volkswagen' Kledis Deda teksa është plagosur dhe drejtuesja e kësaj makine, me iniciale F.B. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhe 5 pasagjerë të minibusit.

Të plagosurit u nisën menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se një prej të plagosurve aktualisht është në reanimacion dhe në gjendje kritike për jetën.

Minibuzi ishte nisur nga Korça me destinacion Tiranën. Deri më tani është ngritur grupi hetimor e cila po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Këtë të dielë janë shënuar 6 aksidente rrugore në qytete të ndryshme të vendit, ku në 3 prej tyre kanë ndërruar jetë 3 qytetarë. Fillimisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në superstradën Lezhë-Milot humbi jetën Denis Dedgjonaj, 24 vjeç dhe mbeti i plagosur Ndue Pjetri.

Makina me të cilën udhëtonin ata doli nga rruga dhe përfundoi në një biznes. Gjithashtu dhe në Këlcyrë humbi jetën një 62-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë teksa një makinë e ka përplasur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 07:00 në afërsi të fshatit Kutal. Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
Aksidenti i rëndë në Elbasan, ndërron jetë një prej pasagjerëve të makinës 'Volkswagen'

Një viktimë u shënua nga aksidenti i mbrëmjes së sotme në Elbasan.

Pasagjeri i mjetit tip "Volkswagen" Kledis Deda nuk arriti dot t'i bëjë ballë plagëve të marra.

Ora 20:38
Aksidenti në Elbasan, njoftimi i policisë: Plagosen 7 persona

 

Policia e Shtetit ka njoftuar se nga aksidenti mbrëmjen e sotme janë plagosur 7 persona.

5 prej të plagosurve janë pasagjerët e furgonit, ndërsa 2 të tjerët janë drejtuesja dhe një pasagjer i makinës tip "Volksëagen".

"Si pasojë e përplasjes  janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit  të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të "Volkswagen"  shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D.,   ndodhen nën kujdesin e mjekëve" - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen  e shkakut të aksidentit.

Ora 16:35
Aksident në Vlorë, makina del nga rruga! Ndërron jetë drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele (3 janar) me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari. Ngjarja ndodhi në orën 15:20 në fshatin Gjormë, Vlorë ku makina me drejtuesin Akil Ruçi doli nga rruga.

Drejtuesi i makinës u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti t'i mbijetojë plagëve të marra. Automjeti tip 'Ford Fiesta' ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar në pjesën e përparme ku ka dëme të shumta dhe tek pjesa e shoferit.

Me ndihmën e karotrecit është bërë e mundur lëvizja e automjetit pasi ka qenë i përmbysur në momentin e aksidentit e më pas është transportuar drejt Vlorës.

"Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga" - njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i tretë me pasojë vdekjen e një personi gjatë ditës së sotme. Kujtojmë që një tjetër aksident i rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në superstradën Lezhë-Milot.

Nga ky aksident humbi jetën Denis Dedgjonaj, 24 vjeç dhe mbeti i plagosur Ndue Pjetri. Makina me të cilën udhëtonin ata doli nga rruga dhe përfundoi në një biznes. Gjithashtu dhe në Këlcyrë humbi jetën një 62-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë teksa një makinë e ka përplasur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 07:00 në afërsi të fshatit Kutal. Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Ora 15:39
Laç/ Makina përplaset me trafindarësen, më pas përfshihet nga flakët në autostradën Milot-Mamurras! Plagosen dy persona

LAÇ - Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme (3 janar) në autostradën Milot-Mamurras.

Mësohet se automjeti është përplasur me trafikndarësen dhe më pas është përfshirë nga flakët vetëm 2 km larg mbikalimit të Laçit.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit me iniciale E.L. 37 vjeç, i cili është tansportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjithashtu ka mbetur i plagosur dhe pasagjeri me iniciale L.C. i cili u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës.

Zjarrëfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Ora 11:32
FOTOLAJM/ Range Rover-i përfundon mbi trafikndarësen pranë tunelit Tiranë-Elbasan

Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë paradites së sotme pranë tunelit Tiranë-Elbasan. Një makinë tip “Range Rover” i kuq ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen duke hipur sipër saj. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Ora 10:38
Këlcyrë/Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Këlcyrë-Përmet gjatë mëngjesit të sotëm. 

Një makinë tip "Renault" me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me biçikletë, i cili humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 07:00 në afërsi të fshatit Kutal. Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Ora 07:33
Lezhë/ Makina del nga rruga përfundon pranë një biznesi! Ndërron jetë 24-vjeçari, plagoset pasagjeri (VIDEO)

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të së dielës në superstradën Lezhë-Milot, pranë rreth rrotullimit të Ishull-Shëngjinit.

Një automjet tip 'Benz' me targa AA 285 VK  në të cilin udhëtonin dy persona doli nga rruga dhe përfundoi pranë një biznesi aty pranë. Nga aksidenti gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Denis Dedgjonaj 24 vjeç nga Lezha si dhe i plagos rëndë pasagjeri Ndue Pjetri.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, teksa nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit është bërë shkak për aksidentin tragjik.

Ky është aksidenti i dyte që ndodh në harkon kohor të 2 ditëve me bilanc 1 të vdekur dhe 3 të plagosur.

Mjeti tip 'Benz' që doli nga rruga
E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Covid19: 04/01/2021 10:07

    Per paralelizem me covid, i bie qe duhet te mbyllnim qarkullimin rrugor ngaqe ka viktima në rrugë...

    Përgjigju
  • Faqja e Zeze: 04/01/2021 00:47

    Po blihen patentat me para, turpi i botes. Te gjithe drejtuesit e kurseve, duhen te futen ne burg, tmerr cfare po ndodh ne ate vend. Zhdukni furgonat nga qarkullimi, se jemi bere me keq se Pakistani, Bangladeshi,Burkina Faso. Jemi vite drite, larg botes se civilizuar.

    Përgjigju
    • Policia: 26/09/2022 19:24

      Nuk ndodhin aksidentet ngs pa aftesia apo padituria por ndodhin nga vetebesimi i teperuar edhe nga psikopatia e popullit shqiptar

  • Bobi: 03/01/2021 21:56

    Perfundimisht, shqipot sjan per makina por vec per karroca me kal. U duket te gjithve vetja pilote te F1. 99% e shoferave jane te stresuar ne timon. Ku e ku te parakalojne dhe aty ku nuk mundesh ose nuk lejohet. Te gjith gazin derrase dhe nqs i nxjerrin krahet nga dritarja,

    Përgjigju
    • Bobi: 03/01/2021 22:03

      Duke nxjerre krahet nga dritarja, do u duket vetja aeroplan. Nje pyetje kam une ketu. Si ka mundesi qe kur shqipot dalin jasht vendit, i respektojne rregullat 1 me 1 dhe kur kthehen ne shqiperi behen shtazarake? Q.R...

  • vera: 03/01/2021 21:55

    TE shikohen te gjitha auto-shkollat ,,,,sepse me duket se po i japin patentat pa as 15 min praktike...

    Përgjigju
    • Fadili: 04/01/2021 01:05

      Jo vetem kjo por vajten dhe ben kontrollin teknik nje here ne dy vjet me ato rruge cope cope dhe ato mjete cope cope

  • yldon: 03/01/2021 21:53

    EC O DAJE,,gazin ne derrase..pa te dale ku te dale....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!

Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!