Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në rrugën që lidh Vlorën me Selenicën, pranë fshatit Alikokë ku janë përplasur dy makina.
Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia, por edhe prezenca e lagështisë në rrugë.
Si rrjedhojë e aksidentit ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila fillimisht u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe më pas është nisur drejt Traumës pas gjendjes së rëndë shëndetësore. 25-vjeçarja Kostandina Shoraj raportohet të ketë plagë të shumta në trup.
Në pamjet e siguruara nga Report TV, njëra nga makinat është plotësisht e shkatërruar në pjesën e përparme, ndërsa tjetra ka përfunduar në një kanal anash rrugës.
Komente









