Përplasen dy makina në aksin Pogradec-Qafë Thanë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” këtë të diel.

Dy makina janë përplasur pranë fshatit Udënisht dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar shoferët e dy makinave dhe një pasagjer.

"Më datë 12.11.2023, rreth orës 14:40, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë" pranë fshatit Udënisht, automjeti tip "Mahindra" me drejtues shtetasin P. Sh., është përplasur me automjetin tip "Peugeot" me drejtues shtetasin Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Peugeot" shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip "Mahidra", shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital", njofton policia.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët