Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas ku janë përplasur 2 mjete Benz dhe një Fuoristrade.
Përplasja ka qenë tepër e fortë, ku Fuoristrada mbas përplasjes ka dalë jashtë rruge. Nga ky aksident është plagosur një person i cili është dërguar në spital dhe menjëherë i është dhënë ndihma mjekësore, ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Komento