VIDEO/ Përplasen tre makina në Fier, lëndohen 2 fëmijë të mitur! Ishin pasagjerë në njërën prej tyre

Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën pasditen e sotme në Fier.

Aksidenti u shënua rreth orës 18:20 minuta në  vendin e quajtur "Fermë Çlirim", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin K. R.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip "VolksWagen", shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore, informoi sot pasdite policia e Fierit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar