Përplasi 62-vjeçari i cili ndërroi jetë në spital, arrestohet e reja në Vlorë

Përplasi 62-vjeçari i cili ndërroi jetë në spital, arrestohet e reja në Vlorë

Foto ilustruese

Një 27-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka përplasur një 62-vjeçar i cili ka ndërruar jetë në spital.

Në pranga është vënë E.LL, banuese në Vlorë, pasi një ditë më parë në vendin e quajtur “Ish-kinema Ali Demi”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, aksidentoi shtetasin P. M.

62-vjeçari humbi jetën më pas, në spitalin e Traumës, Tiranë.

Po dje në një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Gjormë-Kotë” kanë mbetur të plagosur 5 persona.

E. B., 51 vjeç, banues në Vlorë është arrestuar pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjormë-Kotë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor, me automjetin me drejtues shtetasin M. G., 35 vjeç. Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, informoi policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët