Përplasi makinën e policisë, iku me shpejtësi 'skëterrë’ dhe hodhi nga dritarja 14 kile heroinë, 25-vjeçarja greke shndërroi në një skenë filmi aksion rrugët e Selanikut

Përplasi makinën e policisë, iku me shpejtësi 'skëterrë’ dhe hodhi nga dritarja 14 kile heroinë, 25-vjeçarja greke shndërroi në një skenë filmi aksion rrugët e Selanikut

Droga e sekuestruar nga policia helene

GREQI- Në skenë kinematografike me protagoniste një 25-vjeçare e cila është munduar t’i shpëtojë policisë me 14 kile heroinë, janë shndërruar rrugët e Selanikut në Greqi.

Pa patentë dhe me 14 kile heroinë në makinë, pasi refuzoi të ndalonte në parullën e policisë, e reja me shpejtësi “skëterrë” përplasi makinën e uniformave blu dhe u largua për t’i shpëtuar arrestimit.

Skenat të cilat vijuan pasi filloi ndjekja i ngjasojnë më shumë një filmi hollywoodian aksion, se sa jetës reale.

Për të shpëtuar, vajza 25-vjeçare nuk llogariti asgjë dhe askënd! Ajo shkeli çdo rregull të qarkullimit rrugor, nga tejkalimi i shpejtësisë deri në lëvizjen në kundravajtje duke rrezikuar jetën e saj dhe të qytetarëve përreth.

Teksa ndjekja vazhdonte, e reja vendosi të “fluturojë” qeset e heroinës nëpër pika të ndryshme, në mënyrë që policia mos t’i zbulonte.

E reja nuk hoqi dorë edhe pasi policia arriti ta ndalonte, ajo i është “turrur” policisë duke ushtruar dhunë ndaj tyre.

Pavarësisht dinamikave të ngjarjes, gjithçka ndodhi vetëm në 5 minuta gjatë paradites djeshme!

Policia arriti të arrestonte të renë, pavarësisht se kjo nuk ishte dhe aq e lehtë!

Sipas mediave helene, e reja ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal mes Athinës dhe Selanikut.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit