Shoqërohet në komisariat shoferi i makinës që përplasi 2 këmbësorë në Lushnje.
"Sot rreth orës 20:00, në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, shtetasi R. Ç., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit T. A., 34 vjeç dhe D. S., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.
Lajmi kryesor:
Makina merr përpara 2 këmbësorë në Lushnje, njëri në gjendje të rëndë në spital! Shoqërohet shoferi












