BALLSH- Genti Meçani 27-vjeç nga qyteti i Ballshit ka rënë në prangat e policisë pasi në 22 Maj të këtij viti shkaktoi një aksident me vdekje, ku humbi jetën Isa Malaj i cili ishte duke ecur në këmbë.
Ai u dërgua në spitalin rajonal të Ballshit ku dhe ndërroi jetë.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën "Arrest në burg" për Mecanin i cili akuzohet për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe " Largim nga vendi i aksidentit".