FIER-Policia ka arrestuar autorin e aksidentit mbrëmjen e djeshme në fshatin Hoxharë. Viktima është Arif Xhafa 20 vjeç, ndërsa personi që e përplasi me makinë është A.B. 24 vjeç, banues në Pojan.

Sipas policisë, 24-vjeçari duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen" në aksin rrugor Fier-Dërmënas, ka aksidentuar Xhafën, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Trupi i të riut është gjetur në kanal mbrëmjen e djeshme. Ishin të afërmit e tij të cilët u vendosën në lëvizje pasi i riu nuk po kthehej në shtëpi.

Pas kërkimeve e kanë gjetur kanal, por pavarësisht se e dërguan me urgjencë në spital, ai ndërroi jetë (lexo këtu).