Policia e Shkodrës ka arrestuar një 36-vjeçar slloven pasi një ditë më parë përplasi me makinë për vdekje një 68-vjeçare.
Aksidenti u shënua në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, ku Prenda Lula nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Ndaj 36-vjeçarit rëndojnë akuza ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin slloven K. J., 36 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme
Komente










