Përplasi për vdekje të miturin që po shtynte makinën e 24 vjeçarit, arrestohet drejtuesi i ‘Benzi’-t që shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë

VLORË- Policia ka arrestuar 20 vjeçarin Eildon Aliu, drejtuesin e automjetit tip ‘Benz’ që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme (8 shkurt) në rrugën Sarandë-Ksamil ku vdiq 15 vjeçari E.Çaushi dhe plagosjen e rëndë të 24 vjeçarit David Çepe.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme ku i riu që drejtonte ‘Benz’-in përplasi të rinjtë që po shtynin automjetin tip ‘Lancia’ në pronësi të 24 vjeçarit David Çepe për shkak se kishte pësuar një defekt. Në aksin rrugor ku ndodhi aksidenti shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë. Elidon Aliu ka tejkaluar normat e shpejtësisë ndërkohë që ishte pas një automjeti tjetër që arriti të shmangte përplasjen me makinën tip 'Lancia' që po shtyhej nga i viktima. 

I mituri fillimisht mbërriti në spital në gjendje të rëndë ku më pas edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar. Ndërsa 24 vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Për ngjarjen tragjike ka reaguar edhe gjyshi i të miturit i cili ka bërë një postim prekës në facebook. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
‘Për ne ishe i ngrohtë si diell’, nipi i tij u përplas për vdekje nga makina, postimi prekës i gjyshit të 15 vjeçarit në Sarandë: Na u shemb qielli mbi kokë

1707484121_sarande.JPG

Gjyshi i 15 vjeçarit që u përplas për vdekje nga një automjet tip ‘Benz’ ndërkohë që shtynte makinën ‘Lancia’ pasi kishte pësuar një defekt ka bërë një postim prekës për ndarjen nga jeta të nipit të tij.

Si pasojë e ngjarjes së rëndë, drejtuesi 24 vjeçar i automjetit tip ‘Lancia’ ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa është arrestuar 20 vjeçari që drejtonte automjetin tip ‘Benz’.

Postimi i gjyshit të të miturit që ndërroi jetë:

PËRSE IKE KELUUUSH ?

Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?

Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…

Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?

O dhimbje sa një planet e rëndë?!

Buzëqeshjen tënde,dheu si mund ta tresë ?

Ike kelush i gjyshit,ike dhe na le pa shpresë

S’do ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë

Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !

Ooh ,çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush

Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!

Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje

S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !

O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë

Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..

Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin

Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!

Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë

Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë?

Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes

Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!

Smund ta besoj,që sdo vish te gjyshi në Ksamil .

Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil..!

Kelush,që ke pak orë që sje mesh,nuk dua ta besoj

Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj !

Keli ,Kelush… Keliiiiii!

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët