Përplasin Audin me Nissanin në Ksamil, 4 të rinjtë rrihen me njëri tjetrin, përfundojnë në polici   

Përplasin Audin me Nissanin në Ksamil, 4 të rinjtë rrihen me njëri tjetrin, përfundojnë në polici   

Foto ilustruese

Sarande- Katër persona janë konfliktuar fizikishit pasi përplasën makinat me njëri tjetrin, një Audi” dhe një “Nissan”. Ngjarja është shënuar dje në Ksamil.  Policia thotë se janë sekuestruar dy shufra hekuri dhe dy kaçavida, ndërsa të katër personat janë arrestuar.

Nga policia e Sarandës është bërë arrestimi në flagrancë pas një konflikti i 28 vjeçarit Andon Musto dhe 21 vjeçarit Aleks Musto nga Delvina, të dy kushërinj, si dhe 40 vjeçarit Marius Nuredini dhe 18 vjeçarit Vasil Mehmeti nga Gjirokastra. 

Të 4 personat fillimisht janë aksidentuar me automjetet e tyre dhe më pas kanë dalë nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht.

Sipas burimeve nga Policia, shufrat e hekurit dhe kacavidhat janë gjetur në automjete pas kontrollit që ka bërë policia në automjetet e tyre, por ato nuk janë përdorur në përplasjen fizike mes 4 personave.

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasit Andon Musto, 28 vjeç, Aleks Musto , 21 vjeç, banues në Delvinë, Marius Nuredini, 40 vjeç dhe Vasil Mehmeti, 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 25.07.2024, në Ksamil, për motive të dobëta, kanë përplasur me njëri-tjetrin, 2 automjetet me të cilat qarkullonin dhe më pas janë konfliktuar fizikisht. Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, tip “Audi” dhe “Nissan”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida, informoi sot policia e Vlorës

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 26/07/2024 23:54

    Meqe shpetuam pa u demtuar ti fusim ca leva njeri tjetrit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Të shpallur në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve, arrestohet njëri prej 3 personave

Fier/ Të shpallur në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve, arrestohet njëri prej 3 personave