Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka komentuar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, ku në seancën e së enjtes pasi një përplasje të ashpër mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit. Tabaku tha se është distancuar nga këto beteja mes veti në sytë e publikut dhe këtë u ka kërkuar dhe deputetëve të tjerë, që në Kuvend të bëjnë opozitë.
“Ka kolegë të tjerë që jemi duke e bërë dhe njerëzit kanë nevojë që të dëgjojnë se ca ndodh sot me pensionet, me inflacionin, rritjen e çmimeve. Pati disa kolegë që bënë thirrjen, që e kam bërë dhe unë dhe u kërkoj kolegëve që të mos e përdorim foltoren për të sulmuar njëri tjetrin, por për të bërë opozitë”, tha Tabaku.
Ndërkohë, Tabaku tha se PD duhet të gjejë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë, pasi sipas saj të ndarë i bëjnë nder vetëm qeverisë.
“Për mua ka një PD, kam qenë që 16 vjeç pjesë e kësaj partie, që në 2013 deputet dhe aty jam. Nëse nuk e kuptojnë që të fragmentarizuar dhe të ndarë i bëjmë nder vetëm qeverisë, ky është një shqetësim shumë i madh. E ardhmja e PD, duke ruajtur parimet, duke pasur angazhimin euroatlantik, PD duhet të gjejë mënyrën se si të dalë nga kjo situatë”, u shpreh Tabaku.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
42.7%
-
Gafë
52.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 5304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
PD nismë ligjore për Mbrojtjen e Konsumatorëve nga abuzimi me mikrokreditë
6 Janar, 16:46
-
‘Çfarë po hamë?!’ Siguria ushqimore, Tabaku akuzon: Produktet tona mrekulli, por pesticidi po i shkatërron, socialistët burim i varfërisë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:00
-
'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe për sigurinë ushqimore në vend
26 Dhjetor 2024, 12:53
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë
22 Dhjetor 2024, 14:39
-
Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së
21 Dhjetor 2024, 13:10
-
Projektligji për faljen e gjobave, Tabaku: I paqartë dhe selektiv, nuk mbron shtresat në nevojë, disa institucione si kamzhik! Po ata që i kanë paguar?
17 Dhjetor 2024, 15:37
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Jorida Tabaku: Shumica nuk qeveris sipas barazisë përpara ligjit, Parlamenti nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese
15 Dhjetor 2024, 10:21
-
Investimet strategjike, PS kërkon shtyrjen e ligjit, Tabaku kundër: Dhuratë për të privilegjuarit, përbuz 95% të shqiptarëve
14 Dhjetor 2024, 10:37
-
Ambasada e SHBA-së dhe ajo gjermane mesazh në Ditën kundër Korrupsionit: Jemi bashkë në luftën ndaj tij! Van Horn: SPAK është anti korrupsioni
9 Dhjetor 2024, 14:17
si mundet q e ky lloj morali te mbizoteroje ne shume <drejtues>???????!!!!!!!te PD apo gjetke!!!
Përgjigju