Përplasja Braçe-Berisha/ Analistët në 'Repolitix': Deklarata politike, s'ka asnjë rrezik për jetën e askujt (VIDEO)

TIRANË- Analistët i shohin akuzat dhe kundër-akuzat e zv.kryeministrit Erion Braçe dhe ish-kryeministri Sali Berisha vetëm si deklarata politike, por që jeta e askujt nuk është në rrezik.

Në pjesën e parë të emisionit 'Repolitix' në Report Tv u trajtua pikërisht kjo përplasje Braçe-Berisha, ku njëzëri u shprehën se nuk ka asgjë për të përhapur panik në opinionin publik. Madje analisti Shpëtim Nazarko tha se të dy duhet të gjobiten për prishje të qetësisë publike.

Nga ana tjetër, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi tha se askush nuk duhet të çuditet nga deklaratat e Berishës, pasi kjo është filozofia e tij e të bëri politik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:21
Akuzat ndaj Braçes/ Ish-kreu i SHISH: Nuk i beson më njeri Berishës, synon vetëm katrahurë (VIDEO)

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në 'Repolitix' në Report Tv tha akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha nga zv.kryeministrit Erion Braçe si porositës i atentatit Ndoja është një "flluskë sapuni". Për Klosin, askush nuk duhet të surprizohet nga një akuzë e tij, pasi sipas ish-kreut të SHISH është në filozofinë e të bërit politikë nga ana e ish-kryeministrit.

"Nuk i beson më njeri Berishës, krijon vetëm katrahurë. Ai kshu e bën politikën, unë do them shumë gjëra ishallah mbetet diçka. Ai këtë filozofi ka të të bërit politik", tha kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Ora 21:19
Analisti në 'Repolitix': Braçe dhe Berisha duhet të paditen për prishje të qetësisë publike (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko ka deklaruar se përplasja Braçe-Berisha është vetëm në kuadër të deklaratave politike dhe se nuk ka rrezik për jetën për asnjëri-prej tyre. Madje, për Nazarkon, të dy duhet të gjobiten nga gjykata për prishje të qetësisë publike.

"Do t'i padisja të dy për prishje të qetësisë publike. Problemi është që ju të dy duhet të paditeni, se nuk i lejohet një shtetari, kur vendi është përballë reformave në drejtësi këto deklarojnë "do më vrasë, jo po e vrau". Është në stilin e Berishës. Përveç prishjes , hi për t'i hedhur sy miletit. Drama është që i është bërë një atentat njeriut të shtetit", tha Nazarko

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIR QEN BIR QENI 400 BREZASH ÇAFAJ: 07/11/2019 08:12

    O popull Shqiptar salhe malok wc berisha është njeriu më i ndyr në gjith historin e kombit Shqiptar. Ky është një fundërrin në grahamat e fundit të jetës. Ky njeri qelbet er si kriminel e si hajdut. Ky është Arqitekti i shkatfimit me themel të Shqipris. Ky ja kalon për kriminel dhe Enver MUT Hoxhës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini