SHKODËR- Dy të rinj janë arrestuar dhe 5 të mitur janë vënë nën hetim për përplasjen masive një ditë më parë para derës së shkollës së Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar Klevin Thepi dhe një 19-vjeçar Doronesto Kulla. Ndërsa 5 të miturit e vënë në hetim, 4 prej tyre janë 17 vjeç dhe njëri 16 vjeç.

Burime sqaruan për Report Tv se një prej 17-vjeçarëve që është vënë në hetim, është personi me xhup të kuq që dallohet në videon e sherrit, teksa qëllon me thikë dy kundërshtarët e mitur.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar). Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë", njoftoi Policia. 

1765542345_sherrishkoder.jpg

Foto nga momenti kur autori qëllon me thikë

Rrethanat e motivet e konflikt ende nuk janë sqaruar. Policia e Shkodrës në njoftimin e ndarë për mediat thonë se sherri ka ndodhur për shkaqe banale. Sherri ndodhi përpara shkollës rreth orës 11:10 në lagjen në lagjen “Kongresi i Përmetit” kur nxënësit duhet të ishin në mësim. Report Tv solli edhe pamjet e kamerave të sigurisë ku fillimisht dallohen tre nxënës që vijnë nga rrugica dhe drejtohen për te porta e shkollës. Nga pas i ndjekin një grup djemsh, dhe aty për aty përleshen e godasin njëri-tjetrin me grushte e sende të forta. Dy të plagosurit janë vëllezër dhe mësojnë në shkollën “Shejnaze Juka”. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky është konflikti i dytë i rëndë që shënohet në një kohë të shkurtër. Më 25 nëntor, në ish-kënetë të Durrësit u përfshinë në konflikt disa minorenë dhe pas 9 ditësh ndërroi jetë në spital, 15-vjecari Erion Boba. Autori është arrestuar, ndërsa policia tha se të rinjtë u konfliktuan pas debate që kishin në TIK TIK. Kjo platformë është ndaluar nga qeveria pas vrasjes së 14-vjecarit Martin Cani në shkollën Fan Noli para një vit, por adoleshentët vazhdojnë ta përdorin në mënyrë ilegale. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 11 Dhjetor, 07:30

    Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?