Greqi - 15 të vdekur dhe 26 të plagosur, mes të cilëve dy policë grekë, është bilanci i viktimave gjatë përplasjes së një motoskafi të Rojës Bregdetare Greke dhe trafikantëve turq që transportonin emigrantë në brigjet greke mbrëmjen e së martës në ishullin Xios të Greqisë.
Sipas Rojës Bregdetare Greke, një motoskaf me të paktën 35 emigrantë klandestinë në bord po shkarkonte në brigjet greke, kur u diktua prej Rojës Bregdetare.
Sipas versionit të saj, Roja Bregdetare helene thotë se motoskafi i trafikantëve ishte në fazën e shkarkimit dhe menjëherë u vë në lëvizje duke refuzuar të ndalonte pas sinjaleve që patrulla e saj i bëri.
Komente











