SELANIK, Greqi - Aksidenti tragjik i të martës që mori jetët e shtatë tifozëve të PAOK-ut ka zhytur në zi Selanikun. Të enjten në mesditë në Greqi mbërritën dy nga tre tifozët e mbijetuar, ndërsa në orët e pasdites së vonë, një avion i forcave të armatosura greke mbërriti në Selanik me shtatë arkëmorte, që mbanin trupat e pajetë të tifozëve që humbën jetën në aksidentin pranë Timisoarës në Rumani.
Që prej mbërritjes në aeroportin 'Makedonia', shtatë tifozët e ndjerë u pritën nga mijëra qytetarë dhe tifozë. Në orët e mbrëmjes së djeshme arkëmortet e shtatë viktimave u dërguan për të bërë një parakalim të fundit në rrugët pranë stadiumit 'Toumba' të PAOK-ut, ku ultrasit kryen homazhe duke ndezur flakadanë dhe duke derdhur lot për djemtë e qytetit.
Pamjet emocionuese tregojnë respekt për djemtë që donin të ndiqnin pasionin, por aksidenti tragjik u mori jetën në moshë shumë të re (nga 20 - 30 vjeç).
Aksidenti tragjik
Mesditën e të martës, furgoni i zi me të cilin tifozët e PAOK-ut ishin nisur nga Selaniku me destinacion Lyonin në Francë, u përplas "kokë më kokë" me një kamion në rajonin e Timis në Rumani, duke lënë pas shtatë viktima, tifozë të PAOK-ut. Mes tyre edhe shqiptarin Vasil Pilo. Mes të lënduarve është edhe një tifoz me origjinë shqiptare, Genci Sadiku.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.9%
-
Jo
34.5%
-
Nuk kam mendim
11.6%
Vota total: 2500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyshohet se vrau nënën dhe motrën dhe fshehu trupat për 3 muaj në shtëpi, arrestohet 54 vjeçari në Athinë
30 Mars, 16:24
-
Greqi/ Plagosi me armë në sy një person, arrestohet 27-vjeçari shqiptar
30 Mars, 15:14
-
Gjashtë ditë në det dhe pa ushqim, ndërrojnë jetë 22 emigrantë pranë brigjeve të Greqisë!
29 Mars, 11:35
-
Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare Marinella, legjenda e muzikës greke! Këngëtarja ikonike dhuroi art për 6 dekada
28 Mars, 19:26
-
Kur historinë e manipulojnë edhe profesorët
27 Mars, 13:25
-
Trafik droge nga Maqedonia e Veriut drejt Greqisë, arrestohen dy grekët! Sekuestrohen 34 kilogramë kanabis në Kapshticë (EMRAT+VIDEO)
26 Mars, 08:50
-
Dokumenti për dënimin e Irena Gjokës në Greqi, juristi Kthupi: Faktet tregojnë se kemi të bëjmë me një vendim që s’ka rrjedhur nga një proces gjyqësor, por që është futur qëllimisht në arkiv
25 Mars, 22:08
-
Europa në rrezik të lartë nga zjarret, raporti: Kontinenti i papërgatitur për krizën që po vjen!
24 Mars, 19:11
-
I shkaktuan shtetit një dëm prej 33 milionë euro, 22 të arrestuar në Greqi për mashtrim financiar dhe evazion fiskal
24 Mars, 19:04
-
Theu 'arrestin në shtëpi' për të çuar një djalë drejt Greqisë për 100 euro, arrestohet 52-vjeçari në Korçë
24 Mars, 12:35
-
Lufta në Iran shtyn Greqinë të 'hapë thesin', 300 mln euro ndihmë për qytetarët dhe bizneset, Mitsotakis: Do mbajmë çmimet nën kontroll
23 Mars, 12:36
-
Tragjedia hekurudhore në Tempi, nis gjyqi i shumëpritur! Familjarët e 57 viktimave kërkojnë drejtësi: Duam ndëshkim për përgjegjësit!
23 Mars, 10:43