Nga përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë pranë godinës së Kryeministrisë, raportohet për një person të lënduar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në Polici janë shoqëruar rreth 15 persona, mes të cilëve edhe organizatori 'i vetëshpallur' Dritan Goxhaj dhe aktivistja Arvina Lleshi.

Katër nga të shoqëruarit u kapën gjatë përplasjeve te Komisariati nr.3 në Tiranë, ku u zhvendos tubimi pas shpërndarjes së protestuesve nga sheshi para Kryeministrisë.


Lajmi kryesor:

Protestuesit rrethojnë 2 orë hyrjen e Kryeministrisë, përplasen me policinë! 15 të shoqëruar, tensione edhe te komisariati nr.3! Rama lë zyrën pasi shpërndahen (VIDEO)