Përplasja e trenave në Greqi, dalin audiopërgjimet mes drejtuesit të stacionit dhe makinistit! Si i ‘shtynin’ orët e punës duke bërë batuta dhe duke folur për seks
Brenda njërit prej trenave para se të ndodhte tragjedia
GREQI- Përplasja e dy trenave mbetet ende kryefjalë në Greqi ku vdiqën 57 persona, mes tyre edhe 6 shqiptarë. Në shtetin helen kanë “shpërthyer” protesta aq më tepër pasi mediat zbuluan se ngjarja nuk erdhi si pasojë e një fatkeqësie por e një pakujdesie nga ana e drejtuesit të stacionit dhe makinistit.
Së fundmi, mediat greke kanë raportuar disa audiopërgjime të dy punonjësve të cilët pak çaste përpara përplasjes fatale, kishin patur kohë edhe të shkëmbenin batuta apo t’i jepnin njëri-tjetrit këshilla se ku mund të gjenin ndonjë ‘qebatore’ cilësore.
Më 28 shkurt 2023, gjithçka dukej se po shkonte keq për hekurudhën në zonën e Larisës. Probleme të përsëritura teknike, vonesa në rrugë, rritje ngarkese dhe karikimit në zyrën e stacionit. Dialogjet para se të ndodhte tragjedia tregojnë qartë se sa i papërgatitur dhe në fund të fundit i papërshtatshëm për postin e drejtuesit të stacionit ishte Vasilis Samaras.
Në përgjimet e dy personave, pra të drejtuesit të stacionit dhe makinistit zbulohen përpos batutave me referenca banale seksuale, merrnin edhe këshilla, ku njëri pyeste tjetrin nëse njihte ndonjë qebatore të mirë.
Drejtuesit e stacioneve, kishin patur kohë gjithë ditën për t’u relaksuar dhe për të përdorur frekuencën frekuencën radiofonike shtetërore të OSE-së për të shkëmbyer shaka të çmendura, vulgare seksuale dhe informacione për njëri-tjetrin.
Si ndodhi ngjarja
Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës, me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh. Pak minuta më vonë, ndodhi tragjedia. Pavarësisht se linja hekurudhore Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëve u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.8%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2250
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mijëra njerëz në Mitropolinë e Athinës bënë homazhe, të pranishëm kryeministri Mitsotakis, presidentja dhe kryetari i Kuvendit grek
27 Janar, 08:43
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48