Përplasja Kurti-Vuçiç në OKB, Rama: Seancë e pakuptimtë! Kosova dhe Serbia të përqendrohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si ‘të pakuptimtë’ seancën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u përplasën ashpër lidhur me vendimin e Prishtinës zyrtare për heqjen nga qarkullimi të monedhës serbe ‘dinar’.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social ‘X’, Rama tha se Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk është vendi ku mund të diskutohen gjëra lidhur me Kosovën dhe bëri thirrje që dy vendet të përqendrohen plotësisht në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm njerëzve, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”- shkruan Rama.

Ndërsa më tej, kreu i ekzekutivit shprehet se Shqipëria do të jetë krah Kosovës kundër çdo kërcënimi të jashtëm por nënvizoi se do të vazhdojë t’i theksojë Kurtit rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë.

“Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t'i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”- nënvizoi kryeministri.

Këtij reagimi të kryeministrit, i është përgjigjur kryedemokrati, Lulzim Basha i cili duke e cilësuar Ramën si 'autokrat' tha se nuk mund t'i japë Kosovës leksion demokracie. Ndërsa ministri i Jashtëm Igli Hasani garantoi se Shqipëria jo vetëm që është në mbështetje të Kosovës, por do të punojë për parandalimin e rasteve si ngjarja e Banjskës.

Rama në një reagim të bërë më 5 shkurt për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb në Kosovë tha se është e drejtë e Prishtinës të zbatojë Kushtetutën e saj.  

Në 1 shkurt, në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore që parashikon kryerjen e pagesave vetëm me valutën e huaj në euro duke e përjashtuar dinarin serb. Kjo politikë ekonomike ka shkaktuar reagime të ashpra nga Serbia, teksa Vuçiç e konsideroi këtë si një presion dhe përpjekje për spastrimin etnik të popullit serb.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB që u kërkua nga Serbia, Vuçiç tha se Kurti po synon t’ua pamundësojë jetën serbëve që jetojnë në Kosovë. Ndërsa kryeministri i Kosovës u përgjigj ndaj akuzave duke theksuar se institucionet e shtetit do të sigurojnë një periudhë tranzicioni sa i takon përdorimit të dinarit serb nga serbët në Kosovë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:10
Hasani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB: Do të vazhdojmë t'i nënvizojmë liderëve të Kosovës rëndësinë e koordinimit me aleatët

1707488210_iglihasani.JPG

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku pati një përplasje mes Kurtit dhe Vuçiç tha se duhet të merren të gjitha masat që të mos ndodhë më ngjarje e ngjashme me sulmet në Banjskë. Ndërsa theksoi se Shqipëria do të vazhdojë t'i theksojë liderëve të Kosovës rëndësinë e koordinimit me aleatët gjeostrategjikë. 

“Linda Thomas-Greenfield vuri në dukje dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ka "kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës".

Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë.

Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t'i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”- shprehet Hasani në rrjetin social ‘X’.

Ora 11:15
Reagimi i Ramës për përplasjen Kurti-Vuçiç në OKB, Basha: Flet si perëndimor, vepron si lindor! Kosovës nuk i duhen leksione demokracie nga një autokrat

1707387441_basha.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sa i takon përplasjes Kurti-Vuçiç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për heqjen e dinarit serb në Kosovë.

Basha tha se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga Rama të cilin e cilësoi si ‘autokrat’. Sipas tij, Rama nuk e trajton sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare dhe rajonale.

“Flet si perëndimor, vepron si lindor. Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë.

Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë.

Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete.

Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”- shkruan Basha.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/02/2024 03:15

    Rama ka te drejte ne kete rast,nuk eshte as vendi,as ceshtja per t'u diskutuar ne KS e OKB.Ironike eshte fakti qe Serbia kerkon t'a zgjidhe ceshtjen ne Keshillin e nje organizate si OKB,ku Serbia nuk ka lene gur pa levizur, qe te bllokoje antarsimin e Kosoves dhe ceshtja per te cilen kerkohet mbledhja e KS eshte absolutisht qesharake-ndalimi i dinarit serb (nje nga monedhat me pa vlere ne bote) ne Kosove,ose me sakte ne nje kend te humbur te Kosoves!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinjit: 09/02/2024 12:58

    Kosoves dhe Shqiperise nuk i duhen sherbetore te serbise qe hartuan dosjet me shpifje ndaj krereve te UCK Nuk duhen as ATA qe vodhen 230 milioni dollaret te rruges se kombit,qe shiten detin ne greqi,qe Jane baskeurdherues te vrasjeve shteterore te 21 janarit.

    Përgjigju
  • Boba: 09/02/2024 12:48

    Sa gjysma e Kurtit te ishe ti o humbamen anti atdhetar

    Përgjigju
  • koli: 09/02/2024 12:05

    Pooo vetem ky lideri historik qe flet pa protokoll ne keshillin e sigurimit si muhabet kafenesh. E ka frike Kurtin prandaj se eshte i vetem udheheqes Shqiptar qe po ve pikat mbi I per ceshtjen kombetare dhe po ben shtet ne Kosove. Shpresojme qe Kurti te kanidoje edhe ne Shqiperi qe te zbythen keta plackites dhe agjent grek dhe serb nga udheheqja Shqipetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë