Përplasja me armë zjarri në Kallmet të Lezhës, Gjykata lë në burg Besnik Simonin dhe Altin Markun

Përplasja me armë zjarri në Kallmet të Lezhës, Gjykata lë në burg Besnik Simonin dhe Altin Markun

Besnik Simoni dhe Altin Marku

LEZHË- Kreu i njësisë administrative Kallmet, Besnik Simoni dhe 41-vjeçari Altin Marku janë lënë sot në burg nga Gjykata e Lezhës për shkëmbimin me armë zjarri të ndodhur më 1 prill.  Seanca u zhvillua në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra. Gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj që ata të qëndrojnë në burg. Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë caktimit të masës së sigurisë, dy të ndaluarit nuk kanë folur asnjë fjalë në lidhje me ngjarjen.

Përplasja me armë në Kallmet të Lezhës, ndodhi rreth orës 13:30 minuta të ditës së premte në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat me armë zjarri, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë kur blutë gjeten të plagosur dhe autorin në një banese më fshatin Kallmet, dolën në konkluzionin se ka patur përplasje me armë zjarri.

Report Tv mëson se zanafilla e konfliktit mes Simonit dhe Markut nis një vit më parë kur Altin Marku tentoi të prishte një takim elektoral të PS. Marku kishte tentuar të prishte një takim elektoral për zgjedhjet e 25-prillit, i cili ishte organizuar nga Besnik Simoni, që mban dhe postin e Kryetarit të Partisë Socialiste për Kallmetin. Në atë kohë ata janë përplasur verbalisht me njëri tjetrin dhe kjo çështje mes tyre nuk ishte mbyllur.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik