Pas 4 orëve mbledhje në Kryesinë e PD me tone të ashpra dhe debate me Flamur Nokën dhe Sali Berishën, anëtari Ervin Salianji ironizoi takimin. Në një prononcim për gazetarët, Salianji tha me ironi se 4 orë u protestua në mbledhje ndaj demokratëve të pakënaqur, duke iu referuar debateve ndaj foltoreve që ai ka nisur me demokratët, ndërsa gjysmë ore tha se u protestua për skandalin e Belinda Ballukut.
Salianji:Organizimi i protestave dhe revoltës ndaj qeverisë për shkak të skandalit Rama-Balluku, isha i gëzuar që vendimmarrja për protestën e datës 22 shkoi aty ku e kam kërkuar prej kohësh, për të pasur protesta dhe revoltë. Më vjen mirë që në 4 orë pati protestë ndaj demokratëve të pakënaqur dhe gjysmë ore ndaj Ballukut”, tha Salianji.
Pyetje: Mbledhje kundër jush?
Salianji: Jo kishte mendime të ndryshme, do ecim para, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe pa reagime e përplasje, çdo akuzë dhe çdo idiotësi do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë.
Lajmi kryesor:
Pas lëvizjes brenda PD, Salianji në fytyrë Nokës: Ik, e shkatërrove partinë! Debate edhe me Berishën: Statuti nuk m'i ndalon takimet me demokratët











