ELBASAN- Ajo cka ka ndodhur mbrëmjen e 18 shtatorit 2017 në hyrjen e tregut ushqimorë në Elbasan ku një automjet i blinduar përplas makinën e kryepolicit Gjergji Oshafi dhe largohet, nuk do të hetohet nga prokuroria e kriemve të rënda.
Report Tv ka mësuar se prokurorit të cilit i kaloj kjo çështje, z.Behar Dibra ka vendosur këtë të enjte të shpall moskompetencë dh eta kaloj sërish dosjen në prokurorinë e Elbasanit.
Fillimisht hetimet u kryen nga akuza e Elbasanit por më pas dosja u transferua tek krimet e rënda dhe nga kjo e enjte pas një harku kohor 2 muaj me shkresa pa rezultat është rikthyer sërish në Elbasan.
Për këtë incident policia arrestoi Enea Bekteshin, Valmir Dedjan, Klement Xhaferrin dhe Ledio Zabelin si dhe shpallir në kërkim shtetasin Suel Cela.
Suel Cela nuk është ndaluar pas asaj ngjarje, por ka qenë babai i tij që ka mohuar përfshirjen e djalit në këtë incident ndërsa sipas provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit gjurmët e gishtave të gjetura në automjetin e blinduar AUDI A8 i përkasin Enena Bekteshit dhe jo Suel Celës.
Kur kanë kaluar afro 3 muaj nga kjo ngjarje operacioni i bujshëm i policisë duket se është shfryrë sërish nga akuza, e cila nga krimet e rënda e ka rikthyer në elbasan aty ku hetimet do të përqendrohen për kundërshtim të forcave të policisë.
Sipas arsyetimit të prokurorit Dibra nga veprimet e studiuara nga kamerat e sigurisë mungojnë elementët e veprës penale që do ta lidhjen ngjarjen me një tentativë të vrasjes së policëve gjatë ushtrimit të detyrës.
Për këtë ngjarje pak kohë më parë kryepolici Haki Cako vendosi të shkrijë drejtorinë e Elbasanit duke komanduar aty zëvendësin e tij Altin Qaton, i cili prej 2 muaj drejton policinë e Elbasanit.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2968
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Berisha u ndihmua nga Suel Çela', Haklaj: Ilir Meta me 20 shtëpi, ngre militantët në protestë
6 Dhjetor, 19:37
-
Nga arratia, Suel Çela ankimon masën arrest me burg për dosjen ‘Plumbi i Artë’! Akuzohet për porositjen e dy vrasjeve
6 Dhjetor, 10:14
-
Edhe “Matrix” flet shqip! Nuredin Dumani: E ka përdorur Suel Çela
4 Dhjetor, 15:41
-
Në ndjekje si pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës, kapet Fuad Verzivolli! GJKKO i caktoi sot 'arrest me burg'
3 Dhjetor, 16:07
-
Kur Nuredin Dumani rrëfente për SPAK platformën sekrete të ‘Matrix’: Suel Çela më kontaktoi aty, më ofroi 150 mijë euro për të vrarë pronarin e Wilson!
3 Dhjetor, 15:25
-
'Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës?'! Kreu i PD-së komenton akuzat e Bardhit në 2021: Ishin deklarata politike, s'kanë vlerë
3 Dhjetor, 12:06
-
Investuan paratë e kokainës në Shqipëri! SPAK hetim pasuror grupit të Suel Çelës, priten 3 ekstradime nga Belgjika dhe Italia
29 Nëntor, 12:11
-
Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit
28 Nëntor, 23:04
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor, 17:00
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
Spartak Koka: Reagim dhe distancim nga përmendja e emrit tim në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës
28 Nëntor, 13:15