Afro 2 vite nga përplasja e policisë tek tregu agro ushqimor në Elbasan, Suel Cela i shpallur në kërkim për këtë ngjarje merr pafajësinë nga krimet e rënda. Dosja e cila për disa kohë mbeti mes prokurorisë Elbasan e Krimeve është përmbyllur me dënimin e Klement Xhaferrit me 5 vite dhe Enea Bekteshit me 6 vite burg.
Ndërsa Cela mori pafajësi pasi prania e tij në mbrëmjen ku makina e policisë u godit nga një 'Audi' i blinduar nuk u arrit të faktohej. Edhe disa prej policëve të përfshirë në këtë ngjarje pyetur më pas si dëshmitarë nuk arritën të thonin se kishin parë Celën atë mbrëmje. Prokuroria duke hequr akuzën për vrasjen e policëve ndaj Celës, kërkoi për të 7 vite burg por gjykata rrëzoi kërkesën si të pabazuar në prova.
Suel Çela
Po mir mor si eshte e mundur qe keta ja hodhen te gjithe, ajo makina qe shkaktoi incident ishte pa shofer? Kush e ngiste makinen apo piloti automatik ?! Hahahahahahah!
PërgjigjuKtu Po dalin me vrasje per 6 muj kti te shkretit i paskan dhan 6 vjet pse nuk i ndaloi policave qe as uniform nuk kan ne vidio
Përgjigju