TIRANE- Partia Demokratike e ka quajtur shpalljen të pafajshëm të Suel Çelës një provë se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin.
PD thotë se ky ishte një mesazh që kriminelët e pushtetit që blejnë vota për Edi Ramën janë të paprekshëm.
"Shpallja i pafajshëm i banditit të rrezikshëm të Elbasanit Suel Çela, shërbëtor i pushtetit të Edi Ramës, provoi në mënyrë të përsëritur se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin.
Mesazhi që iu dha sot shqiptarëve është se kriminelët e pushtetit, ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës janë të paprekshëm!
Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi.
Duke shpallur të pafajshëm kriminelët e pushtetit, rrëzohet çdo iluzion për drejtësinë e pavarur. Të gjithë e kanë mësuar se drejtësia është plotësisht në dorën e Edi Ramës dhe të krimit.
Vendi ka nevojë jetike për ndarjen e politikës nga krimi, ka nevojë për zgjedhje të lira, të pandikuara nga kriminelët, si dhe për një qeveri të re, që e ka fatin të lidhur me qytetarët dhe jo me kriminelët", thuhet në reagimi e PD-së.
Afro 2 vite nga përplasja e policisë tek tregu agro ushqimor në Elbasan, Suel Cela i shpallur në kërkim për këtë ngjarje merr pafajësinë nga krimet e rënda. Dosja e cila për disa kohë mbeti mes prokurorisë Elbasan e Krimeve është përmbyllur me dënimin e Klement Xhaferrit me 5 vite dhe Enea Bekteshit me 6 vite burg.
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
55.5%
-
Kurti
38%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 605
Lajme të tjera
-
PD: Reforma e ujësjellësve po rrit në heshtje çmimin
3 Tetor, 13:31
-
(EMRAT) Berishën po e braktisin deputetët, 'i firojnë' 15! Mungoi sërish Tabaku! Bardhi akuza mazhorancës: Po tenton të bllokojë Reformën Zgjedhore
3 Tetor, 12:30
-
Basha në Laprakë: Mbështetje biznesit për të krijuar alternativen e re ekonomike për Shqipërinë
3 Tetor, 12:17
-
Agron Gjekmarkaj: Kronikë e gjatë ngjarjesh dhe personazhesh! Hakmarrja e Mulit, rikthimi i Ditmarit e trazimet e Çyrbes
2 Tetor, 18:59
-
PD e ndarë edhe për Kosovës Çollaku: S’kam informacion për rezolutën e Bardhit! Hajdari: Politika t'i kërkojë NATO-s anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO
2 Tetor, 18:16
-
Sulmi në Veri, Agalliu: Shqipëria të jetë në koherencë të plotë me Kosovën! Përjashtimi i 11 deputetëve? Ata kanë ikur te Rithemelimi
2 Tetor, 17:41
-
Kuvend/ Një minutë heshtje për policin e vrarë në Banjskë! PS propozon pr.rezolutë për Kosovën! Hasani: Sulmi, tentativë për destabilizim
2 Tetor, 17:12
-
VIDEOLAJM/ I ‘zhveshur’ nga kostumi i politikanit, deputeti demokrat punon si kamerier në restorantin e tij
2 Tetor, 16:23
-
Turi i takimeve, Basha nga Tirana: Vetting në politikë! Qytetarët i kanë mirëpritur propozimet e mia
30 Shtator, 15:21
-
Raporti i OSBE/ODHIR/ Opozita: Vërtetoi shit-blerjen e votës
30 Shtator, 13:00
-
Zbardhet rezoluta e propozuar nga Gazment Bardhi për Kosovën: Kuvendi i Shqipërisë të harmonizojë qëndrimin me Prishtinën
29 Shtator, 18:56
-
Basha rrudh PD-në, Korreshi: Punë e madhe po më hoqi! Në 14 maj hante byrekë në Holandë pse shpenzon lekët e fushatës? S’i doli njeri në Kukës se do fëlliqej
29 Shtator, 17:06