Përplasja me qeverinë,dorëhiqet
kreu i Akademisë së ShkencaveTakimi/Kreu i ASH i komunikoi Metës dorëheqjen

Përplasja me qeverinë,dorëhiqet<br />kreu i Akademisë së ShkencaveTakimi/Kreu i ASH i komunikoi Metës dorëheqjen<br /><br>
Pas përplases dy mujore me Qeverinë, ka dhënë dorëheqjen kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, i zgjedhur në këtë detyrë në katër shtator të këtij viti. 

Lajmi konfirmohet nga vetë akademiku për Shqiptarja.com, i cili tha se ia ka dorëzuar Presidentit Meta largimin nga posti. Ai u shpreh se edhe pse largohet nga kreu i Akademisë, do kontribuojë për reformën në Akademinë e Shkencave. "Do kontribuoj përkrah kolegëve për reformimin e Akademisë së Shkencave", u shpreh për Shqiptarja.com, Gudar Beqiraj.

Akademia e Shkencave dhe Qeveria u përplasën pas zgjedhjeve për kryesinë e ASH në 4 shtator. Gudar Beqiraj dhe Myzafer Korkuti këmbyen vendet me njëri-tjetrin në Akademi, por këto zgjedhje nuk u njohën nga Qeveria. Kryeministri Edi Rama u shpreh menjëherë pas procesit se Akademia zgjodhi farsën në vend të reformës. Ai paralajmëroi ndërprerjen e financimit dhe prej dy muajsh Akademia e Shkencave nuk ka marrë asnjë lek nga buxheti i shtetit.  

Takimi/Beqiraj i komunikoi Metës dorëheqjen
Presidenti i Republikës së Shqipërisë priti sot në takim Kryetarin e Zgjedhur të Akademisë së Shkencave Akademikun Gudar Beqiraj gjatë të cilit u diskutua mbi situatën aktuale të Akademisë së Shkencave, procesin e reformimit të saj dhe sfidat dhe perspektivën e përballjes së tyre me sukses. 

meta gudar beqiraj
(Ish-kreu i ASH, Gudar Beqiraj dhe presidenti Ilir Meta)

Gjatë bisedës u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivitetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, për përballimin e sfidave të rëndësishme të vendit tonë.

Gjatë takimit Akademiku Beqiraj i shprehu vullnetin e tij Presidentit të Republikës për t’u dorëhequr nga pozicioni i Kryetarit të Zgjedhur të Akademisë së Shkencave duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribues i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucioni të rëndësishëm.

Presidenti i Republikës Meta vlerësoi lart aktin qytetar të Akademikut Gudar Beqiraj duke vënë në dukje personalitetin e tij dhe rolin e kontributin e gjatë jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor por edhe në atë të zhvillimit të sportit dhe të veprimtarive humanitare. Presidenti i Republikës Meta theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë