Përplasja Ademi-Ndreu, Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve ngrin statusin e anëtarësisë së Shoqatës së Bashkive: Nisni dialogun, respektoni legjitimitetin e njëri-tjetrit

Përplasja Ademi-Ndreu, Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve ngrin statusin e anëtarësisë së Shoqatës së Bashkive: Nisni dialogun, respektoni legjitimitetin e njëri-tjetrit

Pjerin Ndreu dhe Voltana Ademi

Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve ka reaguar në lidhje me përplasjen e ndodhur mes Voltana Ademit dhe Pjerin Ndreut për kreun e Shoqatës së Bashkive Shqiptare. Ndreu pretendon se është zgjedhur kryetar i Shoqatës, ndërkohë Ademi, kryetarja në detyrë thotë se zgjedhja e tij është bërë nga bashki që nuk janë anëtare të shoqatës.

Për Këshillin Europian të Bashkive dhe Rajoneve kjo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet me dialog politik dhe teknik për të arritur një vizion të përbashkët në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe në respekt të legjitimitetit të njëri-tjetrit. Deri në zgjidhjen e këtij konflikti mes palëve Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve ka ngrirë statusin e anëtarësisë së Shoqatës së Bashkive.

"Komiteti i Politikave i Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve (CEMR) shpreh shqetësim të thellë në lidhje me iniciativën e fundit të një grupi kryetarësh, anëtarë të Shoqatës Shqiptare të Autonomisë Vendore (SHAV),  e cila ka përfaqësuar historikisht bashki të një përkatësie politike, për të kapur dhe uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) pa qenë formalisht anëtarë të saj. SHBSH është anëtare e CEMR prej shumë vitesh.Vitin e kaluar, Komiteti i Politikave shqyrtoi kërkesën e SHAV për të qenë anëtare e CEMR. Kjo kërkesë nuk u pranua dhe të dyja shoqatat u inkurajuan të diskutojnë, punojnë dhe përfaqësojnë së bashku në mënyrën më të mirë të mundshme interesat e qeverisjes vendore në Shqipëri. Duke marrë parasysh rolin tonë të rëndësishëm në përfaqësimin e interesave të qeverive vendore dhe rajonale të Evropës dhe shoqatat e tyre, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara dhe të dy shoqatave të nisin menjëherë dialogun politik dhe teknik për të arritur një vizion të përbashkët në respektimin e plotë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe në respekt të legjitimitetit të njëri tjetrit.

Ne jemi në dijeni të mosmarrëveshjeve ligjor në lidhje me zgjedhjet vendore të 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita. Megjithatë, ne ju bëjmë thirrje të dyja palëve të punojnë për të gjetur gjuhën eë përbashkët në interes të komuniteteve vendore shqiptare.Në lidhje me parimet e Kartës Evropiane për Autonomi Vendore dhe parimet e CEMR në lidhje me pluralizmin politik dhe vlerat demokratike, ne do të ngrijmë statusin e anëtarësisë së SHBSH deri në gjetjen e një zgjidhjeje mes palëve.Shpresojmë që kjo të mundësojë dialog të vërtetë mes drejtuesve politikë dhe dy shoqatave në arritjen e një zgjidhjeje të përshtatshme në mbrojtje të interesave të qeverisjes vendore në Shqipëri” thuhet në njoftim.

Si nisi konflikti mes Volta Ademit dhe Pjerin Ndreut? Me datën 8 qershor Voltana Ademi u shkarkua nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive të Shqipërisë dhe në vend të saj u zgjodh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Zgjedhjet për strukturat drejtuese të kësaj shoqate, u mbajtën pas mbledhjes së jashtëzakonshme të asamblesë të thirrur nga 1\5 e anëtarëve. Ndreu tha se kjo shoqatë kishte dy vite që nuk ishte eficente, ndaj dhe u kërkua mbledhja e jashtëzakonshme e asamblesë. Ky vendim u  konsiderua nul nga Voltana Ademi pasi personat që kanë lajmëruar shkarkimin e saj nuk janë anëtarë të shoqatës, por janë anëtarëve të Shoqatës së Autonomisë Vendore. Ajo madje ka paditur në gjykatë kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun, ku kërkon që të shpallen të paligjshme zgjedhjet e tij në krye të shoqatës. Kësaj padie Pjerin Ndreu iu përgjigj me faktin se Voltana Ademi nuk mund të deligjitmojë kryetarët e bashkive dhe se Shoqata e Bashkive nuk është pronë e saj.

(Kliko këtu për deklaratën e Këshillit Evropian të bashkive dhe rajoneve)

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare