Përplasjet ushtarake mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për vënien nën kontroll të rajonit të kontestuar Nagorno Karabakh, vazhdojnë ende, qindra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e konfliktit, mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe bombardimet me raketa vazhdojnë ende. Në Barda, një nga qytetet më të goditura ditët e fundit, familjarët dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit ushtarëve të vrarë, megjithëse ende nuk ka një shifër zyrtare për numrin e ushtarëve azere të vrarë në luftimet me Armeninë.
Zyrtarët e Azerbajxhanit akuzojnë forcat armene se vijojnë të sulmojnë shumë nga fshatrat dhe qytetet, duke lënduar civilët e njëjta akuzë ngrihet edhe nga pala armene.
Së fundmi të dy vendet kanë konfirmuar se ministrat e tyre të jashtëm do të shkojnë për bisedime në Moskë, e cila ka kërkuar armëpushim mes palëve. Lajmin e dha zëdhënësja e ministrisë së jashtme Ruse Maria Zakharova.
Përpjekjet e Moskës , Francës, Gjermanisë dhe SHBA kanë hasur vështirësi jo vetëm nga palët e përfshira drejtpërdrejt në konflikt por edhe sepse Turqia mbështet fuqishëm Azerbajxhanin.
Autoritetet armene akuzojnë Azerbajxhanin për bombardimin e asaj që njihet si 'Katedralja e Shenjtë e Shpëtimtarit', sulme gjatë të cilit u lënduan edhe dy gazetarë. Sulmi u konsiderua nga Jerevani zyrtar si krim lufte.
Azerbajxhani dhe Armenia zhvilluan një luftë të përgjakshme për vënien nën kontroll të Nagorno-Karabakut në fillimin e viteve 1990. Mijëra persona humbën jetën në të dyja palët, dhe me mijëra persona u detyruan të zhvendosen nga banimet e tyre.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.7%
-
Jo
19.3%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samiti për klimën në Baku/ Spiropali takim me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit
16 Nëntor, 22:27
-
Azerbajxhan, aktivistët protestojnë brenda konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike
16 Nëntor, 18:12
-
Samiti për klimën në Baku/ 'The Guardian' komenton kritikat e Ramës: Ç’do të thotë për të ardhmen nëse ndotësit vazhdojnë zakonet e vjetra?
13 Nëntor, 09:50
-
Nënshkruhet në Azerbajxhan memorandumi i gazifikimit të Korçës, Me Emiratet Arabe firmoset marrëveshja për kompani të përbashkët energjetike
12 Nëntor, 18:28
-
Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike/ Guterres – liderëve botërorë: Paguani ose përballuni me fatkeqësitë nga klima
12 Nëntor, 16:12
-
Azerbajxhan, Samiti i Liderëve Botërorë për Klimën COP29! Rama publikon foto
12 Nëntor, 12:07
-
Baku/ Samiti i klimës Cop29, Rama krah presidentit të Emirateve të Bashkuara: Mik i çmuar i Shqipërisë! Diskutuam për ecurinë e projekteve të rëndësishme
12 Nëntor, 10:22
-
COP29/ Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike
12 Nëntor, 08:16
-
Rama niset sot për vizitë dy ditore në Baku të Azerbajxhanit! Do të marrë pjesë në Samitin Botëror të klimës Cop 29
11 Nëntor, 09:17
-
Vizita e Putinit në Azerbajxhan sinjalizon ndikimin në rënie të Rusisë në Kaukazin Jugor
21 Gusht, 08:57
-
Azerbajxhani përgatitet për të ardhmen digjitale! Ja qendra që po udhëheq transformimin teknologjik
9 Gusht, 15:09
-
Plagoset rëndë minatori në Bulqizë! Biznesi i kromit po merr jetë, dy të vdekur dhe një i plagosur për një muaj
29 Qershor, 17:12