TIRANE- Pronari i truallit të godinës në zonën e "Petro Ninit", Aleksandër Gavoçi përmes një letre të dërguar mbrëmjen e djeshme në redaksinë e Shqiptarja.com deklaroi se dy familjeve që është në konflikt u ka ofruar nga një banesë dhe 300 mijë euro, nga 150 mijë secilës.
Por, sot ka reaguar njëra nga dy familjet që është në konflikt. Luan Llapaj mohon që pronari i truallit, Aleksandër Gavoçi ti ketë ofruar një marrëveshje të tillë, ndërsa shton se nëse do të ishte e vërtetë është gati që të firmosë. "Nuk mi ka ofruar. Nëse është e vërtetë, meqë e ka shkruar, unë dalë që nesër nga shtëpia. Le të më kalojnë lekët në bankë dhe unë firmos që tani" tha ai.
Gavoçi që është trashëgimtari ligjor i Ali Rizait, sqaroi për gazetën Shqiptarja.com të gjithë historikun e pronës, nga sekuestrimi në 1939, rikthimi në 1944 dhe sekuestrimi për herë të dytë në 1949 nga shteti komunist. Ndërkohë që në vitin 1995 me ndryshimin e sistemit, Kthimi dhe Kompensimi i Pronave vendosi njohjen e pronës.
Ai thotë se me vendim gjykate dy familjet në vend që të dorëzonin pronën po e përdorin në keqbesim. Aleksandër Gavoçi shpjegoi edhe arsyet se përse u ofroi marrëveshjen dy familjeve edhe pse vendim i gjykatës ishte në favorin e tij (lexo ketu).
Në datë 30 janar të këtij viti Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë në favor të biznesmenit Aleksandër Gavoçi, i cili përmes përmbarimit kërkoi zbatimin. Por pas përplasjes para dy ditësh, cështja është sërish në gjykatë. Pjesëtarët e familjeve tek “Petro Nini" kërkojnë nga gjykata e Lartë shqyrtimin me përparësi të kërkesës për pezullim të ekzekutimit të vendimit të studios përmbarimore.
kushdo qe e njeh se Sander Gavocin e di qe nuk i ka aq lek gjendje, sado qe ka kapital. ai eshte i zhytur ne borxhe ne banka e ne privat, ka 11 muaj qe nuk paguan rrogat e punetorve e naften per mjete e merr veresi, leri ato pallavra se te gjithe te njohin Sander, ai eshte munduar qe me ata juristet e tije qe te ja dale me me pak kosto, por mesa duket po i kushton me shume, iku koha kur dergonte kryeprokurorin sollaku me dashnore ne stamboll e dhuronte makina gjykatesve e prokurorve te Tiranes, keto te gjithe i dine.ik o Luan e flij pas dere ketij derisa te i marresh ndonje betoniere se lek ncncncncncnc.
PërgjigjuShume e vertet Rustem!!!!