Një konflikt midis disa personave në Bathore ka lanë të plagosur në gjendje të rëndë dy prej tyre.

Sipas policisë ata janë goditur me sende të forta, ndërsa ende nuk janë zbardhur motivet e ngjarjes.

Të lënduarit tashmë janë proceduar dhe pritet që pas mjekimit në spital të japin deklarime për ngjarjen, ndërsa më rëndë është shtetasi A.G Policia është njoftuar dhe për të shtëna me armë por ende nuk ka mundur të sekuestroj armën e përdorur dhe autorin që ka qëlluar.

Si nisi konflikti që çoi në përplasjen me armë:
Sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, konflikti ka nisur pasi personi që ka qëlluar me armë, u ka kërkuar punonjësve të një firme për ndërtim rrugësh, të cilët po kryenin punime , ti hapnin rrugën.

Pas përshkallëzimit të konfliktit,banori ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një armë tip pistoletë pa leje, me të cilën ka qëlluar drejt shoferit të një fadrome, i cili ka mbetur i plagosur.


plagosje babrru

plagosje babrru

plagosje babrru

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com