Sherr me grushte për faturën 400 euro në një lokal nate në Prizren, pronari qëllon me armë 3 të rinjtë nga Kukësi! Vdes 31-vjeçari, plagoset shoku

Një konflikt për një faturë 400 euro në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari i identifikuar si Visart Cengu nga Kukësi.

Ai bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën, pronari i lokalit të natës ‘Kobra’ në Prizren, ku janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur. 

Mësohet se shkak për konfliktin është bërë fakti që të rinjtë nga Kukësi nuk kanë pranuar të paguajnë faturën prej 400 eurosh. Ata shkaktuan dëme brenda lokalit, ku hodhën shishe dhe thyen tavolina. Pasi kanë dalë nga lokali, në momentin kur kanë hipur në automjetin e tyre, të rinjtë janë qëlluar me armë zjarri nga Dibran Hoxha i cili aktualisht po mbahet i arrestuar nga policia e Kosovës. Për ngjarjen e ndodhur, janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të pranishëm dhe dyshohet të kenë bashkëpunuar me 'Kobrën' për krimin e kryer.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në dalje të Prizrenit. Pasi u plagosën, 3 të rinjtë janë nisur drejt pikës kufitare të Morinës ku rreth orës 04:25 të mëngjesit treguan se si ndodhi ngjarja dhe u nisën me urgjencë drejt spitalit të Kukësit, por Cengu ndërroi jetë rrugës. Ndërsa 27-vjeçari, pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar. 

Mediat në Kosovë kanë bërë me dije edhe emrat e 5 personave të tjetë të arrestuar, ndaj të cilëve tashmë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh:
Enver Amrllahi, 35-vjeç
Jesmir Badallaj 46-vjeç
Burim Mazreku 28-vjeç
Arben Vezaj 38-vjeç
Kujtim Gashi 39-vjeç

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kush është autori

Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze ndërsa ‘identifikohet’ nga varësja me pllakë floriri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
‘E qëlluan pas shpine’, xhaxhai 31-vjeçarit nga Kukësi zbulon si iu vra nipi pas sherrit për faturën

1672782760_1111111zLDUFCh4Atransformed.jpeg

Xhaxhai i Visar Cengut, 31-vjeçarit nga Kukësi që u vra me armë zjarri në një lokal nate në Prizren, ka zbuluar detaje nga ngjarje e rëndë. Në një intervistë për Klan Kosova, Besim Cengu zbulon se nipi i tij u qëllua në makinë nga mbrapa.

‘Ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Makina ku ishte djali nuk ka pasur armë. Pasi janë zënë aty, ka pasur goditje nga pas, pasi është nisur makina. Nipi im ka vdekur ndërsa tjetri është plagosur. Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend’,- tha Cengu.

Në lidhje me rastin, ku mbeti i plagosur dhe shoku i viktimës janë arrestuar 6 persona, ku i dyshuari kryesor mbetet Dibran Hoxha, pronar i lokalit, i njohur ndryshe si “Kobra”.

Ora 15:51
Të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, kush janë 5 të arrestuarit e tjerë në Prizen, bashkëpunëtor me ‘Kobrën’

Nata e tretë e festës për Vitin e Ri përfundoi tragjikisht mëngjesin e sotëm në Prizren. Një sherr që nisi në lokalin “Kobra City” në Prizren përfundoi me vrasje. I arrestuar për këtë rast është vet pronari, Dibran Hoxhaj, i cili po dyshohet se ka shtënë në drejtim të dy të rinjve nga Kukësi, njëri prej të cilëve humbi jetën, e tjetri ka mbetur i plagosur. Por kush janë pesë të ndaluarit e tjerë? Mediat në Kosovë kanë bërë me dije edhe emrat e 5 personave të tjetë të arrestuar, ndaj të cilëve tashmë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Enver Amrllahi, 35-vjeç
Jesmir Badallaj 46-vjeç
Burim Mazreku 28-vjeç
Arben Vezaj 38-vjeç
Kujtim Gashi 39-vjeç

Ora 12:14
Detaje nga vrasja e 31 vjeçarit, sherri nisi brenda lokalit ‘Kobra City’! Të rinjtë nga Kukësi nuk pranuan të paguanin faturën prej 400 eurosh

1672737128_page.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin ‘Cobra City’ në Prizren ku ka mbetur i vdekur 31 vjeçari nga Kukësi, Visart Cengu dhe shoku i tij, 27 vjeçari Rufgen Shehu.

Sipas mediave të Kosovës, shkak i konfliktit të nisur brenda lokalit ka qenë fatura prej 400 eurosh që të rinjve u ishte lëshuar nga stafi. Sherri nisi pasi dy të rinjtë nga Kukësi nuk pranuan të paguanin këtë shumë të të hollave.

Pas kësaj, ata kanë nisur të dëmtojnë tavolina dhe të thyejnë shishe duke tensionuar situatën. Në momentin që kanë dalë nga lokali, pronari, Dibran Hoxhaj ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur Visart Cengun dhe duke plagosur shokun e tij.

Policia ka arrestuar Dibran Hoxhën nën akuzën e kryerjes së krimit të rëndë. Ndërkohë në polici ndodhen edhe disa persona të tjerë të cilët po merren në pyetje lidhur me rastin e rëndë.

 

Ora 11:42
Akuzohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi dhe plagosjen e shokut të tij, policia bastis lokalin në pronësi të autorit, gjenden 3 gëzhoja plumbash

 

Policia e Kosovës ka bastisur lokalin ‘Kobra City’ në Prizren, në pronësi të Dibran Hoxhaj i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjes së 27 vjeçarit Rufgen Shehu pas një konflikti që kishte pasur me këta dy të fundit.

Në lokalin e tij janë gjetur 3 gëzhoja plumbash. Ndërkohë kontrolle janë kryer edhe në banesën e tij. Sipas hetimeve të kryera nga policia, dyshohet se vrasja ka ndodhur jashtë lokalit teksa të rinjtë nga Kukësi po tentonin të largoheshin me automjetin e tyre.

Ora 10:19
FOTO/ Ky është 31 vjeçari nga Kukësi që u vra me armë zjarri jashtë lokalit në Prizren, kishte ardhur nga Franca për të festuar Vitin e Ri

1672737147_WhatsAppImage20230103at10.10.33.jpeg

Ky është Visart Cengu, 31 vjeçari i cili u vra me armë zjarri në orët e para të mëgjesit të sotëm jashtë një lokali në Prizren. Mësohet se i riu jetonte në Francë ndërsa ishte kthyer në vendlindje për të festuar vitin e ri.

Autori i vrasjes dyshohet të jetë pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’. Gjithçka mendohet të ketë ndodhur pas konfliktimit fizik mes Hoxhajt dhe tre të rinjve nga Kukësi.

Ora 08:22
E quan veten ‘Kobra’, kush është pronari i lokalit në Prizren që vrau 31-vjeçarin nga Kukësi! Pëlqen jetën e luksit dhe mban pllakë floriri në qafë (FOTO)

 

Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.

Pas përplasjes fizike, konflikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ai i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren.

Ora 08:19
EMRAT/ U konfliktuan me grushta, detaje nga vrasja e 31 vjeçarit nga Kukësi dhe plagosja e shokut të tij! Pronari i lokalit në Prizren i qëlloi me armë zjarri

1672730312_cobrae1453972277930780x439.png

Visart Cengu është 31 vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për spitalin e Kukësit. Rufgen Shehu i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Arben Basha  dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë të Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor i Dvp Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të nates " Kobra"  në Prizren  në momentin që këta po largoheshin me automjet.

Konflikti ishte i castit, fizik në lokal dhe jo me armë. Dyshohet se pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe me pseudonimin Kobra, ka qëelluar me armë zjarri drejt tre personave duke plagosur me armë zjarri njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur Visart Cengu.

A.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatkar Gaxhi Çafaj [ Mersepja]: 04/01/2023 15:26

    O Zoti i madh shikojeni se çfar debili i ler është ky pronari me pllak teneqje në qaf. Tamam si lop e matrikuluar me numur. E ky lloi tipi të bëj bisnes. Ky rezik si ka as 3 klas shkoll.

    Përgjigju
  • Shqipja: 04/01/2023 07:52

    Me thoshte nje kosovar ne 1997 ne gjermani: Pse bre moj shqipe po vret, po grabit, po perdhunon shqiptari shqiptarin ne shqipni? Une me qetesi i thoja: Pritni edhe pak sa te cliroheni nga serbi dhe do e kuptoni vete.

    Përgjigju
  • Iris: 04/01/2023 00:09

    Nuk dua te bej avokatin e Djallit,por e gjithe ngjarja eshte ironia e plote e fytyres se shoq.shqiptare.-Nje grup te rinjsh nga zona me e varfer e Shqiperise,Kukesi, vendosin te festojne fillimin e Vitit te Ri ne nje lokal dhe jo ne nje lokal dosido diku ne Kukes,a perreth,por ne Prizren,ku kushtet ekonomike te vendasve jane shume me te mira se ato te bashkepatrioteve pertej kufirit.Kuptohet qe dhe cmimet e lokalit shkojne ne perpjesetim te drejte me mundesite monetare te zones.Ne nuk e dime nese te gjithe te rinjte jane te punesuar,ose te mirepaguar,por te pakten viktima jeton e punon ne France.Nuk dime cfare,apo sa kane konsumuar tre kuksianet,por duket qe ose nuk jane interesuar me perpara per cmimet,ose le te themi qe ceshtja dashje pa dashje u ka dale nga dora dhe kontrolli me kalimin e oreve dhe sikur te mos mjaftonte kjo,pasi jane zene me fjale,kane demtuar dhe lokalin duke rritur keshtu dhe faturen,ku tani pijeve e ushqimit te papaguar i eshte shtuar dhe demi material i lokalit dhe sikur te mos mjaftonte kjo,kane tentuar te largohen dhe perfundimi dihet.Mos u cudisni e mos u ankoni me per pasojat.

    Përgjigju
    • Lushka: 05/01/2023 07:57

      Ylli Iris o avokate e denje per ceshtje penale e civile e keni me te degjuar apo me te menduar per kukesin!? Kukesi flitet me euro e dashur... Qenka zone e varfer... Nga ju Po e degjoj! Kukesi eshte nje nder qytet qe kan emigruar ne Uk... Hajde hajde edhe pastaj varet si kan qen situatat se flasin CA komentuesa Leng groshe qe sja kan idene! Merrni nje mik ne shtepi edhe te bej te Fortin ne shtepine tuaj! Edhe ai mo nuk ka dashur ti vrasi se kush Ben burg per day kliente qe nuk paguajne se flasin te gjithe ne tym! Ashtu I Kapi Dora ne ato moments ndodhi ajo qe ndodhi do vuaje pasojat e thjehste se sa sa si koha edhe drejtesia do e tregoj! Se u denua kaq e aq so me rendesi ai I gjori iku nga kjo jete edhe se kthen me as 30 vjt burg te atij as burgu per jetshem as ato 400 eurot qe thojne qe Lindi konflikti! E pra kjo eshte shqiperi e kosove e bukur me njerez me gjak nxehta! Si nga ne si nga kosova! Krim I pa tolerueshem edhe kurre mos ndodhte !ngushellime familjare e te viktimes!

  • julia: 03/01/2023 20:42

    Po mire ,ne sikur jemi vellezer?

    Përgjigju
  • Niki: 03/01/2023 20:33

    Keto armet me leje (besoj) duhen bo si patenta e makines, cdo dy vjet testim per nishan. Se ky sbesoj se ka dashte ti vrase. Ka rwnw arma ne dore te gjithkujt.

    Përgjigju
  • Ganstetara pa brek nb*th: 03/01/2023 19:51

    Tu pi e tu pagua. Mos hap fature pa ditur cmimin dhe nuk ka surpriza pas 6 ore pijesh. Po e pare e te pares te mos shkosh ne kesi lokalesh kur e din se kush eshte pronari e car klientesh ai vend terheq. Vec sherr gjen aty. A i ka vra per 400 euro a se i kane sha nanen apo se i kan prish lokalin e biznesin se dime. Po dime qe nje eshte ne varr.

    Përgjigju
    • Dakors: 03/01/2023 23:41

      Ktu jam dakord. Duhesh me ju shmang si ndekjes vendesh te tilla llumi, vetem sherr do gjesh. Njesoj si kto tallavat tona, llumin e qytetit do gjesh.

  • Nori: 03/01/2023 19:48

    Pronar qe kerkon te beje edhe menaxherin, edhe te fortin, edhe Rambon, edhe Tom Cruisin, edhe qitesin. Badigardet do ta kishin zgjidhur situaten vete ose me policine, pa eksese. Shkon e vret tjetrin per 400 Euro, tmerr. Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Riku: 03/01/2023 19:40

    Se ku eshte çudia ketu... rasti tipik i sherrit per motive te dobeta... ka ndodhur e do te ndodhe ne cdo cep albanistanerie... keta guxojne ju ecen bejne lek vijne investojne lekun e piset behen businessman blejne polic ndonje bashkiak ndonje pushtet qendror dhe fillojne fluturojne me pras (shumica se ka te zgjuar qe nuk bien ne sy) deri sa vjen nje moment qe ndonje adoleshent i fyen e meqe ndjehen kobra se kane dhe arme qe sja heq policia... mendojne se mund ta perdorin pa pasoja... tani mendo sa si ky tipi do legalizoje rama me pasaporte floriri

    Përgjigju
  • Spiro: 03/01/2023 18:06

    Ky kobra duhet ta kishte emrin majmuni.. o zot sa I shpifur i mban teneqet per tu dukur super idiot mendja i ka ngelur ne vitet 90..

    Përgjigju
  • fres: 03/01/2023 14:51

    edhe ky vit filloi si ai qe shkoi, me pak llafe do na mbysi krimi dhe fukaralliku, gezuar dhe shpresojme per me mire

    Përgjigju
  • Pune kanibalesh: 03/01/2023 14:22

    Per 400 euro ti marresh jeten tjetrit? Pastaj ne kkube porosite paguhen ne banak pastaj merren per tu konsumuar. Kur e pa qe porosia vajti te 50 euro, faturen. Paguaj dhe pastaj vazhdo porosit.

    Përgjigju
  • Gripi: 03/01/2023 14:09

    Kur shkon te pish e te dehesh mos i prish shtepine tjetrit dhe mos paguash. Nuk zgjidhet cdogje me grushta dhe me arme. I iku jeta per 400€. Ky shtaza qe i qelloi per ti vrare eshte me keq akoma. Vret tjetrin per 400€. Lajmero policine o kafshe dhe i bllokon ne kufi. Te dy palet ja pane sherrin kesaj situate. Bravo shqipetar, keshtu vazhdoni dhe vrituni per Cubllek. Jo kukesi jo tropoja, jo dukagjini etj etj Ju rrofte burreria per 400€.

    Përgjigju
    • Gangsters Paradise: 03/01/2023 15:00

      Ku e di ti si kane rrjedhur ngjarjet? Keta mund te jene ankuar si njerez edhe ky mund te kete shkuar t‘i rrahe. Per momentin dime vetem qe nje trafikant ka nje lokal me cmime abuzive ku qellon mbi klientet me arme. I duket vetja si Toni Montana me sa duket.

  • BRASHNJARI: 03/01/2023 12:49

    Po imagjinoni o Shqiptar se kush e ka lokalin një lop e gjall ky palla me pall floriri në qaf a e omagjinoni ktë idjot që kërkon 400 euro në Kosov sikur je në Londër në restorantin më të mir. O çfar tmerri biznesin e bo bagtia e gjall me pall në ball.

    Përgjigju
    • O ti pall: 03/01/2023 14:30

      Keto duhet te din qe i kuj esht lokali dhe sa i shtrejt esht. Jo te shkojn pabuksat te bejn si vipa e te thejn lokalin

    • Agjenti: 03/01/2023 14:18

      Sa cmire ka shqiptari. zotesia vet o vlla qe i ka bo. Me detyrim ste merr merr njeri. E ve cmimin sa te doje po deshe mos shko.

  • Ilir: 03/01/2023 12:32

    Po ta shikosh me vemendje ne 20 vite demokraci shumica e vrasjeve mbi Fushe Kruje ka ndodhur neper lokale e mejhane , njerez te pamesuar me qejfin , duan sherr e gjak .Ky tjetri ne 2023 mban akoma pllake floriri e floket bishtpellumb .

    Përgjigju
    • Petrit: 03/01/2023 13:01

      Hello Mihallaq.

  • Petrit: 03/01/2023 10:13

    Bobo cfare behet keshtu? Njeriu me kembore ne qafe si bagetia ?

    Përgjigju
  • Bratko: 03/01/2023 10:03

    Ngrihu o millocheviç.. Ti ju vije ne hak kesaj rrace te qelbur.. Ishalla ju heq qafe serbi. Se ashtu e meritoni ju.. Tju fshij nga harta fare..

    Përgjigju
    • Per Bratko: 03/01/2023 12:49

      Re ngrit e te shkoj ne te sateme. Ps: jam nga shqiperia e ta them kete, ata nga kosova duhet te ti marrin rrobt me rradhe. Legen

    • Per koqen: 03/01/2023 12:45

      O lloz eshte i njejti popull ai, po ky tipi do jete ndonje derr i trashe si puna jote ndaj ka bere ashtu

  • Tosi: 03/01/2023 09:13

    Ky sikur mbante nga 7 badigarde cne esht zen vet me grushta

    Përgjigju
  • tipi: 03/01/2023 09:12

    le te shkoje te festoje nja 30-40 vite ne burg tani

    Përgjigju
  • Turi: 03/01/2023 09:10

    Ne 2023 ky tipi qarkullon si bisht pllumbs e imagjinoni mellamarina ne qafe ? I mori jeten tjetrit idioti i mbaruar

    Përgjigju
  • Rrecka Plecka: 03/01/2023 08:46

    O Zot çfar ftyre, aq idjot duket ky tip sa shikojeni si mban pllak föoriri në një koh që ky është komplet ODJOT i ler. Ky tip duhet të mbyllet përgjithmon në burg e vetëm në biruc debili ler analfabet.

    Përgjigju
  • Deni: 03/01/2023 08:15

    Ahhh Millosh ku je!! se nuk kuptojne ndryshe keto lloj kafshesh.

    Përgjigju
    • Vesel: 03/01/2023 14:39

      Ti qen ke nje gomar i llojit te vecante. Pse, nuk ndodhin ne Shqiperi vrasje per konflikte neper kafene? Pastaj, ketu kemi te bejme me nje oridner qe e njeh gjithe Kosova. Mire qe ra ne burg e do te mbetet i mbyllur per 20-30 vjet

    • -> Denin: 03/01/2023 12:49

      Shum shtaze je

    • Njoni: 03/01/2023 08:48

      Ngushellime familjes. Por ne shqiptaret njelloj jemi si matan kufirit dhe ketej kufirit ne e kemi emrin shqipojn.. Qedotethote ushqehemi me gjak. Klm ne e kemi ne gjak vrasjen dhe prerjen kemi ADN. Nuk ndyshojm dot.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, shkon të votojë dhe kthehet pasi mbaron fjalën

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, shkon të votojë dhe kthehet pasi mbaron fjalën