Burgjet kërkuan izolimin e pacientit 0 dhe 'Avdylajve'! Gjykata e rrëzon! (Provat e përplasjes me gardianët te 313-ta)
Provat qe u paraqiten ne gjykate
Kaos, konflikte mes të burgosurve dhe kundërshti të gardianëve është situata e krijuar në qelitë e paraburgimit 313-të pak javë më parë teksa u shënuan rastet e para të të infektuarve me covid-19.
Report Tv mëson se kreu i burgjeve Agim Ismailaj ka kërkuar izolimin në qeli të pacientit të parë 0, italianit Givani Cosimo dhe anëtarëve të grupit ‘’Avdylaj’’. Megjithatë, kjo kërkesë është rrëzuar nga Gjykata me argumentin se nuk ka prova. Vendimi është marrë sot nga gjyqtarja Migena Lasku.
Ismailaj kërkoi izolimin për thyerje të rregullave në qeli për Hajri Seferin, Astrit Avdylin, Altin Avdylin, Saimir Gjepalin.
Në gjykatë janë paraqitur si provë foto dhe pamje filmike të dokumentuara, ku tregohej revolta e të burgosurve ndaj punonjësve të policisë. Në dosjen e bandës së Avdyljave mbi përplasjen janë publikuar edhe kërcënimet e anëtarëve të kësaj bande ndaj policëve. Ata i kanë kërcënuar me vdekje punonjësit e policisë ndërsa kanë lëshuar edhe një sërë ofendimesh ndaj tyre.
‘Ka për t’ju q*robt, do t’ju zhduk, e degjeneruat o legena. Do t’ju vrasim e presim ju që po na ngacmoni… nuk kontrolloni dot Avdylajt ju’, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve akuzuar për trafik dhe prodhim të lëndëve narkotike.
Gjatë përplasjes mes policisë dhe të burgosurve këtyre të fundit iu është gjetur një telefon celular.
Provat qe u paraqiten ne gjykate
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14926
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lorenc Vangjeli: Letër nga ferri, të paraburgosurit leksion shoqërisë nga qelitë
14 Dhjetor 2023, 20:26
-
Dan Hutra i parehabilituar në burg, ekzaminimi që tregon se 40-vjeçari ishte i rrezikshëm kur doli! Specialistët: Nuk të jep besim! 2 muaj më pas i mori jetën 3 grave
5 Mars 2023, 22:12
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
Klejdis Çela emërohet drejtor i burgut 'Jordan Misja' në Tiranë
27 Dhjetor 2022, 11:14
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26
-
Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve
1 Dhjetor 2022, 16:40