'Largoni të infektuarit'! U ngritën në revoltë pas zbulimit të vatrës së COVID-it duke kërkuar djegien e 313-tës, 4 të burgosur ndëshkohen në izolim

Redjan Rraja, i afërmi i deputetit të PS në Krujë Rahman Rraja është futur në izolim pranë sistemit “41-bis”, pasi ka tentuar të iniciojë dhe organizojë një revoltë (lexo ketu) brenda burgut të sigurisë së lartë 313-të në Tiranë me qëllim djegien e tij. Pas zbulimit të rastit të parë, të italianit dhe më pas të 13 të tjerëve, Rraja me tre të tjerët kërkuan që të largohen të infektuarit, me thirrjet se nëse nuk do të merreshin masat do digjnin burgun.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe policisë së Tiranës, të cilat kanë çuar material hetimor në prokurorinë e kryeqytetit me qëllim nisjen e hetimeve për katër persona të arrestuar dhe që për momentin ndodhen në burg, pasi kanë dashur dhe bërë thirrje herë pas here për të djegur burgun 313-të në Tiranë, pasi kërkuan largimin e të infektuarve me COVID-19 nga qelitë.

Kujtojmë që Redjan Rraja është personi që u arrestua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, vetëm një javë pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, Landi Muharremit dhe shoferit të Ndojës Andi Maloku,person ky i mbetur i vrarë. Prej gati 7 muaj Rraja mbahen i izoluar në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë në pritje për tu përballur me akuzat e prokurorisë në gjykatë. Por teksa situata si jashtë dhe brenda burgut 313 është bërë e vështirë për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së virusit pandemik COVID-19, Rraja dhe tre të arrestuar të tjerë si Kejdi Sadushi, Arjan Laçi dhe Besmir Ymeri, janë organizuar dhe bërë thirrje për të kryer një revoltë të dhunshme brenda në burg.

Peshën më të madhe të kësaj revolte të kryer në orët e mbrëmjes të disa ditëve më parë e kanë pasur gardianët e shërbimit të brendshëm në këtë burg, të cilët janë përballur me ofendimet dhe mosbindjen e të paraburgosurve. Sipas burimeve këta të dënuar kanë lëshuar thirrje për të kryer revoltë dhe djegur burgun 313, pasi disa prej personave të mbyllur aty, janë prekur nga virusi pandemik COVID-19. Në izolim janë çuar dhe tre personat e tjerë si Kejdi Sadushi, Arjan Laçi dhe Besmir Ymeri. Kujtojmë që në ambientet e burgut 313 janë rreth 18 persona që rezultuan pozitiv me këtë sëmundje dhe për pasojë të gjithë këta persona, po mbahen nën trajtim mjekësor në ambjentet shërbimit 41-bis.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit